Katari kundërshton pretendimet e reja të bllokut të udhëhequr nga Arabia Saudite

Katari ka hedhur poshtë pretendimet e reja nga blloku i vendeve të udhëhequra nga Arabia Saudite se ai “financon terrorizmin” dhe ndërhyn në punët e tyre të brendshme.

“Pozicioni i shtetit të Katarit ndaj terrorizmit është i qëndrueshëm dhe i njohur për refuzimin dhe dënimin e të gjitha formave të terrorizmit, pavarësisht nga shkaqet dhe motivet”, tha agjencia shtetërore e lajmeve të Katarit, duke cituar një burim të lartë të ministrisë së jashtme të këtij vendi. Blloku, i përbërë nga Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe të gjitha rrugët tokësore, detare dhe ajrore me Katarin më 5 qershor, duke e akuzuar atë për mbështetjen e terrorizmit dhe destabilizimin e rajonit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne