Katari mohon akuzat për komplot për të destabilizuar Bahreinin

Katari ka përgënjeshtruar akuzat se tenton të minojnë sigurinë në Bahrejnin fqinj, raporton Anadolu Agency (AA).

Të premten, agjencia zyrtare e lajmeve të Bahreinit, BNA, transmetoi një telefonatë për të cilën tha se është bisedë me Hamad bin Khalifa al-Attiyah, një këshilltar i emirit të Katarit dhe Hassan Ali Joma, një udhëheqës i lëvizjes shiite Al-Wefaq të opozitës në Bahrain.

Agjencia akuzoi Dohan zyrtare se po përzihet në punët e brendshme të Bahreinit me qëllim që të përmbys regjimin e atjeshëm.

Në përgjigje, Ministria e Jashtme e Katarit përmes një komunikate tha se thirrja telefonike ishte pjesë e përpjekjeve të Katarit për të ndërmjetësuar midis autoriteteve të Bahreinit dhe opozitës pas acarimit të marrëdhënieve nga trazirat e vitit 2011 në Bahrein.

Deklarata tha se kontaktet ishin bërë “me miratimin dhe njohjen e autoriteteve në Bahrein”.

“Ndërmjetësimi i Katarit është ndalur pas vendimit për ndërhyrje ushtarake për të shpërndarë protestat”, thuhet në deklaratë, duke iu referuar vendimit për të dërguar forcat e udhëhequra nga Arabia Saudite për të shuar protestat.

Arabia Saudite, EBA-të, Egjipti, Bahreini dhe Jemeni më 5 qershor deklaruan ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin të cilin e akuzojnë për destabilizim të rajonit dhe mbyllën hapësirën ajrore për Katarin, si dhe urdhëruan të gjithë diplomatët e Katarit të lëshojnë vendet në fjalë në afat prej 48 orësh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne