Katari: Sanksionet saudite na kanë afruar me Iranin

Ministri i jashtëm i Katarit tha të hënën në Paris se sanksionet e hartuara nga Arabia Saudite e çuan vendin më pranë Iranit.

Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani, tha se vendosja e sanksioneve nga disa vende arabe me në krye Arabinë Saudite, e kanë afruar Katarin ekonomikisht më afër Iranit. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ministri i jashtëm i Katarit i cili ka qëndruar për një vizitë në Paris, ka thënë: Ata thoshin se Katari është afruar me Iranin, por ata vetë me veprimet e tyre po e çojnë Katarin më afër Iranit. Ai ka shtruar: Ata po i japin Iranit ose çdo fuqie tjetër Katarin si dhuratë. A mos është qëllimi i tyre që një vend anëtarë të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik të drejtojnë drejt Iranit? Ky nuk është një qëllim i mençur. Kryediplomati katariot deklaroi se vendi i tij ende përballet me mosmarrëveshje politike me Iranin, veçanërisht lidhur me zhvillimet në Siri. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe disa vende të tjera arabe ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin në qershor të këtij viti, duke e akuzuar Katarin për mbështetjen e terrorizmit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne