Bota Sociale

Ja se si Izraeli i sakaton dhe i bën të paaftë të rinjtë Palestinezë

nga Jaclynn Ashly.

Të mbijetuarit nga zjarri i luftes izraelite flasin për “praktikën Izraelite qëllo gjurin” që kryhet ndaj të rinjve palestinezë.

Bethlehem, Bregu Perëndimor i pushtuar – Në kampin e refugjatëve në Dheisheh, është e zakonshme të shohësh adoleshentë palestinezë me shenja plagësh të thella që shfaqen nëpër këmbët të tyre, ndërsa posterat dhe afresket murale të palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite zbukurojnë muret e betonit – testament i një realiteti shqetësues dhune rutinë nga Izraeli.

Ligji ndërkombëtar ndalon përdorimin e municioneve të vërteta mbi civilët, përveçse si një mjet i fundit gjatë një kërcënimi të jetës. Sidoqoftë, ushtarët izraelitë lirshëm qëllojnë me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve në konfrontimet apo bastisjet ushtarake.

Të dy grupet e të drejtave të njeriut si palestinezë dhe izraelite kanë vënë në dukje se përdorimi i tepruar i forcës së Izraelit ndaj palestinezëve ka shkaktuar shumë paaftësi të përhershme dhe të përkohshme në territorin e okupuar palestinez.

Shumë banorë të kampit Dheisheh, janë vrarë kohët e fundit ku më i fundit prej të cilëve ishte 21-vjeçari Raed al-Salhi, i cili u qëllua disa herë gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite muajin e kaluar. Në datën 3 shtator në spitalin Hadassah në Jerusalem pothuajse një muaj më vonë ai u mund nga plagët e marra .

OJQ-ja palestineze Badil me bazë në Bethlehem raportoi një rritje të konsiderueshme të lëndimeve palestineze në kampet e refugjatëve vitin e kaluar, shumica e të cilave ishin shkaktuar nga municionet e vërteta. Shumica e plagëve te shkaktuara nga plumbat ishin në gjymtyrët e poshtme të të rinjve, që zakonisht në kampe tani i quajne “goditje gjuri”.

Banorët e kampit të Dheishehut thonë se një komandant i ushtrisë izraelite, të cilit të rinjte nga Dheishehi i referohen si “Kapiten Nidal”, kërcënon me vetëdije se dëshiron ti gjymtojë palestinezët në kamp. “Unë do ta bëj gjysmën tuaj të paaftë dhe gjysma tjetër le të shtyjë karriget me rrota”, raportohet të ketë thënë ai.

Badil theksoi se kërcënimet tregojnë se incidentet “goditje gjuri” nuk janë “aksidentale ose të izoluara”. Por në vend të kësaj “ato rezultojnë si një politikë sistematike ushtarake izraelite që synon shtypjen e rezistencës, terrorizimin e të rinjve palestinezë, dëmtimin e përhershëm të tyre dhe shkaktimin e dëmtimeve të mëdha në fizike dhe mendore”.

Issa al-Meu’ti, 15: “Unë nuk munda ti ndjej këmbët e mia – gjithçka që pashë ishte gjak”


Isha 12 vjeç. Ishte viti 2015. Përleshjet me ushtarë izraelitë shpërthyen në hyrjen veriore të Betlehemit. Isha në shtëpi me familjen time kur u informova se vëllai im më i vogël kishte shkuar për të marrë pjesë në përleshje.

U frikësova për të. Ai nuk duhet të kishte shkuar. Vendosa të shkoj ta gjej dhe ta tërhiqja në kamp.

Kur mbërrita, përplasjet vazhdonin. Izraelitët po qëllonin me gaz lotsjellës dhe plumba të çelikut të veshur me gome. Por une akoma vazhdova të kërkoj vëllanë tim. Papritmas, ushtarët hapën zjarr me municione të vërteta. Rashë në tokë. Nuk mund të ngrihesha apo të lëvizja këmbët. Shikova përreth për ndihmë dhe pashë që ushtarët gjuanin drejt palestinezëve që po iknin.
Një qen i policisë izraelite filloi të më sulmonte, duke më kafshuar këmbën time. U përpoqa ta luftoja, por pastaj erdhën ushtarët. Ata më tërhoqën nëpër trotuar dhe më rrahën, madje edhe këmbët mi qelluan. Ata nuk e kuptuan se unë isha plagosur. Kur panë plagët e mia u tronditen dhe u larguan nga unë.

Unë menjëherë shikova poshtë. Këmbët e mia dukeshin shumë të frikshme. Nuk mund të ndieja asgjë – gjithçka që pashë ishte gjak. Më vonë e mora vesh se isha goditur me dy plumba në secilën këmbë. Përdorimi i plumbave të vërtetë është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar.

Ushtarët kaluan pak kohë duke më parë nga larg. Mund të them se ishin të habitur dhe nuk dinin çfarë të bënin. Përfundimisht, më çuan në spitalin Hadassah në Jerusalem. Kam kaluar tre muaj atje dhe pothuajse një muaj kam ndenjur i prangosur në shtratin e spitalit.

Ushtarët e armatosur izraelitë u vendosën në dhomën time gjatë gjithë kohës dhe ndonjëherë inteligjenca izraelite do të vinte në spital dhe do të më merrte në pyetje për hedhjen e gurëve dhe koktejeve Molotov kundra ushtarëve.

Dhimbjet ishin të tmerrshme. Kisha një operacion në këmbën time të majtë dhe 20 operacione në këmbën e djathtë. Këmba ime e djathtë i kishte lëndimet më të këqija. Mjekët më thanë se venat ishin shkatërruar nga plumbat, kështu që gjaku nuk ishte në gjendje të arrinte këmbën time.

Nje gangrenë po me zhvillohej dhe mjekët thanë se do të duhet ta presin këmbën time.

Në fillim, refuzova. Çfarë mund të bëja në jetën time me vetëm një këmbë? U ndjeva sikur jeta ime do të shkatërrohej. Por dhimbja nga gangrena u përkeqësua. Këmba ime u bë e zezë dhe u tha. Arrita në pikën që po ta prisja do kisha lehtësim.

Plagët ndryshuan gjithçka në jetën time. Unë nuk mund të eci në distanca të gjata. Para lëndimeve të mia, punoja për të ndihmuar familjen time. Ne nuk jemi familje e pasur, kështu që ishte e rëndësishme për mua të kontribuoja në familje. Por tani nuk mund të bëj asgjë.

Familja ime ngriti një çështje penale kundër ushtarëve në gjykatën izraelite.

Menjëherë pas kësaj, ushtarët izraelitë do të vinin në shtëpinë tonë dhe besdisnin babanë. Ai punon në një furrë buke në Gush Etzion [një nga vendbanimet e paligjshme të Izraelite]. Ushtarët gjithmonë e kërcënojnë atë, duke i thënë se do të anulojnë lejen e tij izraelite, kështu që ai nuk mund të punojë më, gjë që do të shkatërronte familjen tonë, ose se do të më mbajnë mua nëse familja ime nuk terhiqet.

E di që ushtarët ndoshta nuk do të dënohen. Ata janë izraelitë dhe do të përballen me një gjykatë izraelite. Por ata me bënë të paaftë perjetë dhe më qëlluan me plumba të ndaluara ndërkombëtarisht. Si nuk mund të mbajnë përgjegjësi?

Ramzi Ajamiah, 15: “Ne jemi të prekur psikologjikisht”

Ushtarët izraelitë më qëlluan në të dyja këmbët. Plumbi që kaloi këmbën time të majtë goditi gjurin. Ai goditi një nerv, kështu që mjekët nuk ishin në gjendje ta nxirnin plumbin. Pjesë të plumbit mbeten në këmbën time të majtë.

Nuk jam në gjendje të eci për periudha të gjata kohore. Ndonjëherë këmbët më lenë. Sidomos gjatë muajve të dimrit, i ftohti i bën dhimbjet më keq. Nganjëherë, dhimbja bëhet kaq e ashpër që nuk mund të shkoj në shkollë. Kam humbur më shumë se një vit shkollor për shkak të lëndimeve të mia.

Incidenti ndodhi në orën 6 të mëngjesit në vitin 2016 kur ushtarët izraelitë sulmuan kampin. Isha rrugës për në shkollë. Ushtarët hyjnë rregullisht në kamp me autobus civil, jo me automjete ushtarake, kështu që nuk vihen re aq lehtë.

Një nga këto autobusë ishte parkuar jashtë shkollës. Kur ushtarët dolën nga autobusi, përleshjet shpërthyen menjëherë .
Ushtarët më qëlluan me një plumb të vërtetë në këmbën time të majtë. Isha i shokuar dhe u rrëzova në tokë. Shoku im e pa atë që ndodhi, vrapoi tek unë dhe u përpoq të më largonte nga përplasjet. Në këtë kohë, një nga ushtarët e gjuajti shokun tim në këmbën e tij. Por ai vazhdoi të ecte. Pastaj ata e qëlluan përsëri në këmbën tjetër dhe ne të dy ramë në tokë.

Ky ishte momenti kur ushtarët më qëlluan përsëri në këmbën time të djathtë.

Kam kaluar pothuajse një muaj në spital. Mjekët duhej të hiqnin mishin nga pjesët e tjera të trupit tim dhe ti vendosnin në këmbën time, sepse plumbi i kishte i hedhur larg copat e mishit nga këmbët. Futën kunja që të mbanin mishin së bashku derisa të shërohej, dhe i mbështollën këmbët.

Rreth dy javë pasi dola nga spitali, ushtarët izraelitë erdhën në shtëpinë time në mes të natës për të më arrestuar. Mendova se ushtarët pasi më qëlluan do të më linin vetëm. Por ata më tërhoqën nga shtrati im, me duart në pranga dhe me sytë të lidhur, dhe më hodhën në një xhip të ushtrisë izraelite. Ata thanë se kisha hedhur gurë kunder ushtarëve në kamp.

Kam kaluar dy javë në qendrën e paraburgimit të Oferit në afërsi të Ramallahut. Aty mora nje kujdes mjekësor neglizhent nga mjeku i burgut. Dukej sikur ai ishte fokusuar në dëmtimin e mëtejshem të lëndimeve të mia.

Gjëja e parë që bëri ishte largimi i fashove. Pa fashot, kunjat në këmbë gjatë natës kapeshin në carcafet e krevatit. Gjatë gjithë kohës kishte shumë gjak. Në vend që mjeku të më zëvendëonte fashot, filloi ti hiqte të gjitha kunjat. Plagët mu përkeqësuan më keq.

Megjithatë, dhimbja nuk ishte thjesht fizike. Të gjithë që janë plagosur nga izraelitët më shumë jane të prekur psikologjikisht nga traumat.

Isha varur ndaj qetësuesve pasi kisha shumë nevojë të përballoja plagët. Babai im filloi të mi fshihte ilaçet. U zemërova sepse nuk po i gjeja dot. Po mbyllesha ne vetvete madje po vuaja edhe nga hallucinacionet dhe fillova të flas me vete.

Gjithe shokët e mi u plagosën ose u ndaluan nga ushtarët izraelitë. Komuniteti ynë është akoma i zemëruar për vdekjen e Raedit [Raed al-Salhi]. Ai ishte viktima e fundit e Izraelit dhe të gjithë e donin në kamp. Cdokush nga nes mund të kishte të njëjtin fat.

Unë dhe Issa jemi shokë të ngushtë. Jemi të vetmit nga shokët që nuk janë burgosur ose të kenë vdekur për shkak të Izraelit.

Mustafa Elayan, 17: “Ata duan të na bëjnë të pafuqishëm”

Ishte viti 2015 dhe une gjatë kohës së mëngjesit po shkoja drejt hyrjes të kampit, ku përplasjet me ushtarët izraelitë kishin shpërthyer. Kur arrita, qëllohem papritur në këmbën time të djathtë. Nuk e mora vesh në ate moment se si një snajper izraelit i vendosur në çatinë e një ndërtese më kishte qëlluar.

Rashë në tokë. Bërtita për ndihmë, por askush nuk ishte përreth. Gjithkush u largua nga zona, kështu që fillova të tërhiqesha zvarrë. Disa njerëz nng kampi më në fund më gjetën dhe më larguan nga aty.

Ushtarët izraelitë u pozicionuan në të gjitha hyrjet e kampit dhe nuk lejonin asnjë ambulancë [palestineze] të hyjë. Një makinë private na çoi në spital, por na u deshj të paktën 40 minuta për të gjetur një rrugëdalje nga kampi. Kisha shumë gjakderdhje. Mendjen e kisha tek dhimbja. Isha frikësuar se mbase nuk do arrija gjallë në spital dhe mbase do ndalohesha nga ushtarët.

Përfundova në spitalin e Rehabilitimit të Beit Jalas, ku mjekët më thanë se kisha pësuar një lëndim të rrallë. Plumbi kishte carë tejpërtej këmbën dhe kishte shkatërruar një grup nervash. Nngadonjëherë elektrik shoku ma pershkonte trupin tim për shkak të nervave të dëmtuar.

Mjekët provuan cdogjë për të qetësuar dhimbjen. Ilaçet qetësues i merja njëri pas tjetrit. Mjekët madje edhe në shpinë më injektuan një anestezinë. Por asgjë spo më bënte mirë.

Për rreth pesë muaj, ajo që ndieja, pashë, ose mendoja ishte dhimbja. Kaluan disa kohë dhe në spital po mbaronin ilacet kundra dhimbjes. Më duhej të transferohesha në një spital tjetër.

Banorët në Dheisheh po e ndiqnin rastin tim. Për disa javë, protestuan dhe bllokuan trafikun në rrugën kryesore jashtë kampit dhe kërkuan që Autoriteti Palestinez (PA) të bënte diçka për të më ndihmuar. Së fundi, PA koordinoi me izraelitët, dhe mua bashke me nënën na dhanë leje për të hyrë në Izrael për t’u trajtuar në spitalin ushtarak Tel HaShomer në Tel Aviv.

Ambulanca më la në pikën e kontrollit “300” në Betlehem, ku unë duhej të transferohesha në një ambulancë izraelite. Por ushtarët më lanë në barelë në atë rrugë për katër orë. U tallën mirë e mirë me mua, dhe duke më rrahur në shpatullat, thoshin: “Urime, tani je një hero”, dhe thanë se po shkoja drejt e në burg.

Kur arritëm më në fund, nëna dhe unë nuk mund të komunikonim me askënd. Nuk kishte njeri që të na fliste në arabisht. Bërtisja me zë të lartë nga dhimbja dhe infermierët më transferuan në një dhomë të veçantë, ku një roje izraelite qendronte jashtë.

E mbyllën derën dhe të gjitha dritaret, dhe nuk lejonin që nëna ime të largohej nga dhoma. Nëna ime duhet të flinte në dyshemenë e ftohtë, sepse izraelitët nuk pranonin t’i jepnin dyshek.

Ndenja 19 ditë në atë spital. Nuk mora ndonjë trajtim. Në disa orë më jepnin vetëm Panadol. Ngandonjëherë, një infermiere hynte në dhomë dhe më bërtiste në arabisht, duke më akuzuar për hedhjen e gurëve dhe më quante armikun e saj. Kur deshëm të merrnim informacion nga ajo për trajtimin tim, tha se nuk dinte arabisht.

Nuk dinim çfarë të bënim. Nuk më erdhi mire që erdha në atë spital. Nga mënyra se si u trajtova, u ndjeva sikur më plagosën për herë të dytë.

Familjarët dhe miqtë tanë të vendosur në Dheisheh që nga viti 1948 [qytetarët palestinezë të Izraelit] mundoheshin të kontaktonin me ne nga Facebooku për të parë nëse mund të na ndihmonin. Disa prej tyre erdhën në spital dhe u munduan të zbulonin se çpo ndodhte. Mjekët u thanë atyre se do ma prisnin kembën.

U frikësuam shumë. Një ditë, palestinezët (e 1948-ës) hynë në dhomën time në kohën e ndërrimit të rojeve.

Më mbështollën në një batanije, më vunë në një karrige me rrota dhe fshehurazi më nxorrën jashtë spitalit. Ata më çuan tek një makinë izraelite me ngjyre të verdhë dhe përsëri më çuan në spitalin e Beit Jalas.

Katër muaj më vonë, një grup aktivistësh italianë erdhën në spital për të më parë pasi kishin dëgjuar për rastin tim. Ata më dërguan në Itali për t’u operuar, gati një vit pasi u plagosa.

Mjekët italianë thonë që një ditë do të mund të eci përsëri. Dhimbje nuk ndiej më, por nuk mund të ndiej asgjë nga gjuri poshtë. Akoma nuk po mund ta lëviz këmbën, kështu që shpresë se do të shërohem plotësisht nuk kam.

Plagët e shkatërruan jetën time. Smundem më të eci normalisht. Që kur u qëllova as në shkollë nuk kam shkuar. Nuk bëj dot asgjë përveçse të qëndroj në shtëpi ose nganjëherë enden vërdallë nëpër kamp.

Por situata ime nuk është unike. Politikat izraelite përqendrohen te sakatosja e përhershme e këmbëve tona. As që nuk duan të na vrasin. Ata duan të na mbajnë gjallë, na duan të pafuqishëm që asgjë mos të bëjmë kundër tyre.

Raportimet shtesë nga Soud Hefawi./ Gazeta Impakt

burimi:aljazeera

OPINIONE

INTERVISTA