Katari ka thirrur për shpjegime ambasadorin iranian pasi Teherani sulmoi një bazë të rëndësishme ushtarake amerikane në periferi të Dohas. Agresioni i Iranit erdhi në shenjë hakmarrje pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore.
Ministria e Jashtme shpreh “dënimin e saj të fortë” ndaj sulmit dhe përsërit se “rezervon të drejtën për të reaguar ndaj kësaj shkelje flagrante”, thuhet në një deklaratën e Dohas zyrtare.
Irani lëshoi 14 raketa mbrëmjen e kaluar duke shënjestruar bazën amerikane në Katar, por mbrojtja ajrore i shpërtheu ato në ajër duke shmangur pasojat./BW