KATËR PORTA, DYZET SHKALLË

Nga Artur Shkurti
Drejtor i shkollës
“Udha e shkronjave”
Tiranë, më 8 gusht 2026

Nxënëses sonë – që ia ndaluam shaminë dhe faljen në shkollë, por që nuk e la shkollën, edhe kur mbeti vetëm, nuk e la përpjekjen për përsosje të gjithanshme, duke na nderuar më shkëlqimin e saj në mësime, në sjellje, në karakter e virtyte!

O njerëzit e vërtetë,
u qofsha falë për jetë!

Udh’ e Zotit të vërtetë
Ësht’ e vërteta në jetë.
Të besojmë Perëndinë.
Të duam dhe Shqipërinë.
Të duam dhe Shqipëtarë.
E të jemi të pandarë.
Pa kur desh Zot’ i vërtetë,
të dil faqeza në jetë,
aherë bëri njerinë,
atje ta gjesh Perëndinë.
NAIM FRASHËRI
1. Rregullat fetare
Çfarë duhet bërë?
besimi, falja, agjerimi, lëmosha, pelegrinazhi, lejimet, ndalimet, rregulla fetare, morali bazë.

Naim Frashëri ndaj rregullit fetar

Paskëtaj, o shokë, kurrë
Mos kërkoni Perëndinë
Nëpër murë e nëpër gurë,
Po shihni mirë njerinë!
Me fjal’ e me agjërime,
nuk e gjen dot Perëndinë,
as me kreshm’ e me kungime,
si punojnë ata që s’dinë.

Naimi shkëlqen në dëshminë e besimit, në vlerësimin e Muhamedit, por nuk gjen një “eksluzivitet” të tepruar. Lidhur me besimin, nuk është ekskluziv veç për Muhametin, por tek të gjithë të mirët (udhërrëfyesit, shenjtorët).
Tek “Qerbelaja” janë vargjet: “Si besojmë Muhamenë, edhe mëmë-Fatimenë, besojm’ ashtu dhe Isanë (Jezu), dhe Merjemen (Marien) e Iahjanë (Joanin) … se për njerin u përpoqnë, shumë të-këqija hoqnë. Kush punon për njerëzinë, ka me vehte Perëndinë.”
Paradoksin formë-përmbajtje Papa Ratzinger e thotë “Jo çdo i pagëzuar është i krishterë”.
Naimi anon nga ulja e shpeshtësisë së “faljes” “Pa kanë dhe një falje me vethe të cilënë t’urtëtë e bëjnë të pakë fare, të tjerëtë e bëjnë pak më të shumë.” ose duke thënë “Më shumë nga të gjitha dashurija është aferim e falje në kët’ udhë.”
Nuk e gjen “xhihadin” në kuptimin (keqkuptimin) e një përpjekje të vendosjes me dhunë të besimit tek të tjerët, por tek Naimi gjen vlerësim të lartë për shoqëritë që bazohen në besimin, ndaj tek “Qerbelaja”, thotë: “Mbretëritë e pabesa, humpnë e vanë porsi vesa”. Për më tepër
tek “Fletore e Bektashinjve”: “Udh’ e Bektashinjet gjithë njerëzinë e ka mik dh’ e ze një shpirt e një trup. Po këto i dinë Bektashit’ e mësuar e ata që janë t’ arësyerë. Bektashit’ e vërtetë çdo besë, që të ketë njeriu, e kanë mi kry’ e sipër dhe vëlla e të dashurë, s’ e zënë të huaj kurë. Pa s’mohojnë nonjë besë, po të gjitha i kanë me nder. Edhe fletoret’ e besëvet dhe atë jetë nuk i mohojnë.”

2. Udha e disiplinës
shpirtërore, nën një udhërrëfyes
bindja, edukimi i unit, përulësia, shërbimi ndaj njerëzve, përshkushtimi, pastrimi i vetes.

BESA (Qerbelaja) (udha)

Bes’ e mbar’ e Perëndisë,
udh’ e mir’ e urtësisë,
është vetëm mirësija,
e-vërteta, njerëzija,
zemr’ e-bardhë, shpirt i mirë,
me mëshir’e m’ ëmbëlsirë,
e-drejta, vëllazërija,
dashurija, miqësija.
Gjithë besëtë, që janë,
vetëm këtë udhë kanë.
Këtë thotë besa jonë,
dhe të tjerat këtë thonë.
Se ndë jetë s’ ka dy besë,
një ësht’ e një dotë mbesë.
Besë është Perëndija
dhe udh’ e saj njerëzija.
Besa jon është një fjalë,
dh’ ajo fjalë s’ ësht’ e çalë,
është fjal’ e Perëndisë,
q’ i duhetë njerëzisë,
nukë është fjal’ e kotë,
“bëj mirë, mos bëj keq”, thotë.
Besa edhe Perëndija
është vetëm mirësija.
Dhe ajy Zot i-vërtetë,
edhe gjithë ç’ ka në jetë,
te njeriu gjithë janë,
mos kërko më tjatër anë.
Po të bëjmë mirësinë
kemi ndër ne Perëndinë.
Kur të bëjmë ligësitë,
kemi djall e djallëzitë.
Kur të jemi të-vërtetë,
është me ne Zoti vetë.

3. Mënyra
Njohja e brendshme e thelluar
Përvojat e zemrës, kuptimi i fshehtësive të krijimit, njohja e vetes, afrimi me të vërtetën hyjnore, kuptimi i qenies.

BAGËTI E BUJQËSIA (mënyra)

Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, në paç uratë, mos u lodh e mos psho kurrë, po përpiqu dit’ e natë. Sheh si punon gjithësija, ashtu të punosh edhe ti, të mos rrish kurrë pa punë, e të vësh duartë në gji. Mos u bëj i lik e i keq, i paudh’ e i pabesë, I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë, mërgohu nga të këqijat, pej çdo fare ligësije, pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhje, pej marrëzije, Mos vra, mos merr tek s’ke vënë, edhe ki nom dashurinë. Bes’ e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë. Në bëfsh mirë, liksht s’gjen kurrë, po në bëfsh liksht, mos prit mirë, ki dëshirë për të mirë, dhe në zëmërë mëshirë, ji i but’, i urt’, i vjyer, e mos u bëj kurrë makut, i egër’ e i mërzitur dh’i mahnitur e ladut. Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë ju nis pas; në dëgjofsh fjalët e mija, do të jesh gjithnjë në gas. Nga gjithë ç’pat gjithësija, të kam dhënë dhe ty pjesë; Në u bëfsh si them, i mirë, emr’i math do të të mbesë. Të kam dhënë mënt, të mësosh, të vërtetën me të ta shohç dhe zëmër’ e vetëdijë, të mir’, e të drejtë të njohç. Do të të lë dhe nevojën, udhënë të të tregonjë, Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj’ e të të zgjonjë. Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbluar, Po gjësendi në shesh s’nxjerr dot pa dirsur e pa munduar, I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thellë e më thellë, Çdo gjë duhet kërkoje, barku i tij do ta pjellë. Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda, Edhe përsipërë soje, e sa do të t’i ket’ ënda! Me fuqit, që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë. Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë, Të març vesh dalengadale sa punëra, që kam bërë, Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë! Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje, Ndryshe, – qofsh i mallëkuar, edhe mërguarë meje! Të parit tënë Perëndija këto fjalë vetëm i tha, I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.

4. E vërteta
Afrimi me Zotin, kapërcimi i unit
Dashuria universale, uniteti i krijimit, zhdukja e krenarisë personale, shfaqja e moralit hyjnor.
Ideali i njeriut të përsosur.

FJALËT E QIRIRIT (përsosmëria)

Në mest tuaj kam qëndruar, e jam duke përvëluar, që t’u ap pakëzë dritë natën t’ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, të digjem, të përvëlohem, që t’u ndrinj mir’ e të shihni, njëri-tjatrin të njihni. Për ju do të rri të tretem, asnjë çikë të mos mbetem, të digjem e të qanj me lot, se dëshirën s’e duronj dot. Unë zjarrit nuk i ndruhem, dhe kurrë s’dua të shuhem, po të digjem me dëshirë, sa të munt t’ju ndrinj më mirë. Kur më shihni që jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur, jam i gjall’ e jam ndë jetë jam në dritë të vërtetë. Unë jam në shpirtit tuaj, Mos më kini për të huaj. M’është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi. Se ma kënda t’u bënj mirë, Të mos mbeti n’errësirë. Jakëni rreth meje rrini. Flisni, qeshni, hani, pini. Në shpirtit kam dashurinë, Po digjem për njerëzinë. Lemëni të përvëlohem, Nukë dua më të ftohem. Dua ta djek trupn e shkretë Për atë Zotn’ e vërtetë. Me zjarr ta djek mushkërinë, E të tretem për njerinë. Bashkë me gëzimt të tija, të vete te Perëndija. Unë dua njerëzinë, Mirësin’ e urtësinë. Në bëni shokë me mua, Në më doni si u dua, Njëri – tjatrinë në doni, Të paudhë mos punoni. O zemëra fluturake, Qasju pakë kësaj flake, Mbase krahët t’i përvëlon, Po dhe shpirtin ta shenjtëron. Unë duke përvëluar, Njerëzit i kam ndrituar. Kam qenë mik me njerinë, Andaj i di e më dinë: Gjithë tuajt i kam parë, Mëm’ e at’ e fis’ e farë, Si tani gjith’ i kam ndër mënt, Që rrininë më këtë vent. Edhe sot nër ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unë si ju kam ndruar, E jam përzjer’ e ndryshuar. Pa jam bërë shumë herë Zjar e uj’ e balt’ e erë. Jam një shkëndijë prej qielli, Dhe një drudhëzë pej dielli. Edhe ndër qiej fluturonj, Edhe brenda në dhet qëndronj, Shumë herë fle në baltë, Diku ndodhem dhe ne mjaltë. Bëhem qënq e kec i pirë, Lul’ e bar e gjeth i mbirë. Dua shumë fjalë t’u them, Po trembem mos i bënj ujem. E ku shkruhenë në kartë Fjalët e gjuhës së Zjartë?

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne