Katër shtete kundër, BE nuk hap negociatat me Shqipërinë

Gazeta kryesore austriake,  “Die Presse”,  ka publikuar një shkrim lidhur me vendimin e Bashkimit Europian, për negociatat me Shqipërinë.

Die Press njofton se sot është marrë de facto vendimi i Bashkimit Europian, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

“Franca Hollanda, Danimarka por edhe Gjermania janë kundër ose nuk janë pro, dhe se Këshilli i Ambasadorëve në BE sot i ka komunikuar këtë gjë komisionerit Hahn.”, -shprehet austriakja.

Vendet krysore kundërshtuese janë Franca dhe Hollanda. Ndërsa vendimi i Francës reflekton qendrim e saj në parim kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE-së deri sa BE të ketë reformuar dhe veteveten, refuzimi i Hollandës ka të bëjë me mosplotësimin e kushteve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

De Presse rikonfirmon, gjithashtu, qendrimin e fortë të Hollandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë, për shkak se udhëtimi pa viza i ka dhënë liri krimit të organziuar nga nënshtetasit shqiptarë në Hollandë, ku shqipatrët janë ndër grupet kryesore të trafikimit të drogës.

Kundër hapjes së negociatave janë gjithashtu edhe Danimarka dhe Gjermania. Danimarka sërish është kundër zgjerimit në parim të BE-së, ndërsa qendrimi politik daneze ndaj emigracionit është berë gjithnjë e më i shtrënguar.

Kryeministri Edi Rama, e ka paralajmëruar mundësinë e këtij dështimi, por duke hequr të gjithë përgjegjësitë nga vetja, ai bën me faj forcat ekstremiste dhe populiste në Europë. Kujtojmë, se Edi Rama, vitin e kaluar, u tha shqiptarëve se BE i kishte hapur negociatat me Shqipërinë dhe se pritej vetëm formalizimi i këtij vendimi. Kryeministri gjithashtu dekoroi disa ambasadorë shqiptarë që shërbejnë në BE, për këtë arritje imagjinare./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne