Katër zëvendësministra nga Kosova në qeverinë Rama 2

Qeveria e re e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të ketë në përbërje disa kosovarë – ose më saktësisht katër zëvendësministra.

Iliriana Bajraktari është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë.

Themeluese e një organizate për shëndetësi në Kosovë dhe e doktoruar në Universistetin e Graz-it në Austri, ajo ka punuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Bajraktari është një ndër zëvendësministrat kosovarë në qeverinë e Edi Ramës, bashkë me Hajrulla Çekun, Besa Shahinin dhe Valbona Shujakun.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne