Agron Gjekmarkaj e falenderon Bashën, për atë që ka thënë për katolikët.
“Një pluhnajë e pandershme propagande nga ato më të pështirat që nuk kursejnë askënd dhe asgjë për një grusht votash u ngrit kundër Lulzim Bashës dhe deklaratës së tij mbi përfaqësimin e komunitetit katolik në Parlamentin e Shqipërisë nga persona me rekorde kriminale, falë përzgjedhjes së Edi Ramës.
Nëse ka një person, që i ka fyer katolikët në Shqipëri, ai është Kryeministri aktual”, shkruan Gjekmarkaj për “Panorama”.
“Si katolik simbolik që jam, thjesht dua t’i shpreh mirënjohje Bashës, se tha një të vërtetë”, shkruan ai.