Kaymakçi: Kufijtë e Evropës janë kufijtë juglindorë të Turqisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i Departamentit të Çështjeve të BE-së, ambasadori Faruk Kaymakçi deklaroi se kufijtë e Evropës janë kufijtë juglindorë të Turqisë.

Në kuadër të punimeve të përgatitjes së Programit të Bashkëpunimit Matanë Kufirit Turqi-Bullgari për periudhën 2021-2027 në Edrene të Turqisë u mbajt takimi i parë i grupit të përbashkët të punës.

Kaymakçi dhe Zëvendësministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Bullgarisë, Denica Nikolova bashkëkryesuan në takimin e grupit.

Në fjalën e hapjes Kaymakçi rikujtoi se Programi i Bashkëpunimit Matanë Kufirit mes Turqisë dhe Bullgarisë po zbatohet prej vitit 2004 e këtej.

Ai theksoi se për këtë periudhë janë ndarë 30 milionë euro buxhet, ndërsa shtoi se synohet që të zhvillohet dhe rritet bashkëpunimi mes prefekturave në fushat e tjera si ajo e zhvillimit dhe e turizmit.

“Bashkëpunimi matanë kufirit realizohet në kufi. Ne çdoherë kemi thënë që kufijtë e Evropës nuk përfundojnë në Ngushticën e Bosforit, as në Turqi dhe mes Greqisë dhe Bullgarisë. Kufijtë e Evropës janë kufijtë juglindorë të Turqisë. Kufijtë e Turqisë me Iranin, Irakun dhe Sirinë janë kufijtë e Evropës dhe të NATO-s. Prandaj programin, të cilin ne sot e shkojmë si bashkëpunim matanë kufirit, në të ardhmen do të jetë pjesë e BE-së. Prandaj ne e quajmë si program, të cilin qeveritë vendore, universitetet, organizatat e shoqërive civile të vendeve evropiane, përfshirë edhe Turqinë, do ta zhvillojnë mes tyre”, deklaroi zëvendësministri Kaymakçi.

Ai bëri të ditur se autoritetet vendore janë të rëndësishme në marrëdhëniet me BE-në, ndërsa shtoi se “Një pjesë e madhe e vendimeve të BE-së merren nga autoritetet vendore. Prandaj ne kujdesemi që të gjitha autoritetet vendore të Turqisë të marrin pjesë në procesin e anëtarësimit në BE”.

Edhe zëvendësministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Bullgarisë, Denica Nikolova uroi një takim dhe bashkëpunim të mirë.

Në konferencë morë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Edrenesë, Recep Gurkan, zëvendësprefekti i Edrenesë, Yusuf Guler, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme në Edrene, ambasadori Volkan Turk Vural, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë, Vasil Valcev, ekspertët e të dyja vendeve dhe përfaqësuesit e institucioneve përkatëse./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne