Ushqimi në orët e vona rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek femrat

Universiteti “Columbia” në Nju-Jork ka bërë për një vit një studim në lidhje me shëndetin e zemrës mbi 112 femra me një moshë mesatare 33 vjeç, raporton revista “Science Daily”.

Nga studimi në fjalë doli se femrat që pjesën më të madhe të sasisë së kalorive që ato kanë nevojë gjatë ditës e kishin marrë pas orës 18.00, ato kishin pasur më shumë probleme me zemrën më krahasim me të tjerat.

Një konkluzion tjetër që doli nga ky studim është se kaloritë e tepërta që merren në mbrëmje shkaktojnë rritje të indeksit të masës trupore dhe të presionit të lartë të gjakut.

Përfundimet e studimit do të paraqiten në takimin e Shoqatës Amerikane të Kardiologjisë që do të mbahet në Filadelfia në datat 16-18 nëntor./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne