Kazakistan – Vazhdon mbledhja e 12-të e vendeve garantuesve me temë Sirinë

Në kryeqytetin Nur Sultan të Kazakistanit me takimet në formatin teknik dypalësh dhe trepalësh mes shteteve garantues Turqisë, Rusisë dhe Iranit po vazhdon mbledhja e 12-të me temë Sirinë.

Në ditën e dytë të mbledhjes, ku u mbajtën takimet e ndara me delegacionin e regjimit të kryesuar nga Beshar Xhaferi dhe delegacionin e opozitarëve ushtarakë, rreth orës 07.00 sipas orës së Turqisë filloi edhe takimi tresh mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Delegacionin e Turqisë e kryeson zëvendës ministër i Jashtëm, Sedat Ënal (Önal).

Ndërkaq delegacioni rus kryesohet nga përfaqësuesi special i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Sirinë, Aleksander Lavrentiev, ndërsa ai iranian, nga Ali Ashgar Haxhi, asistenti i ministrit të Jashtëm.

Në këtë mbledhje, ku Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Geri O. Pedersen merr pjesë për herë të parë, në cilësinë e vëzhguesve marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Jordanisë, Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Në mbledhje trajtohen çështjet si Zona e Çtensionimit në Idlib dhe situata në verilindje të Sirisë, përfundimi i punimeve për formimin e Komitetit Kushtetues, masat për rritjen e besimit mes palëve në konflikt, rikthimi i refugjatëve, gjendja humanitare si dhe çështjet e rindërtimit pas luftës.

Bisedimet me formatin e Astanës që zhvillohen nën garantimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit po zhvillohen që nga janari i vitit 2017./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne