Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë në selinë e institucionit, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos.

Temë e bashkëbisedimit ndërmjet tyre ishte angazhimi i vazhdueshëm ndërmjet komuniteteve fetare të Shqipërisë që gjuhës konfliktuale dhe situatave armiqësore në të cilat bota jeton sot, ti përgjigjen me një model të vërtetë bashkëjetese, model të cilin e kemi trashëguar brez pas brezi që nga prijësit e parë fetarë të vendit.

Më tej, Kryepeshkopi Janullatos e uroi kreun e KMSH-së me rastin e zgjedhjes së tij në krye të institucionit dhe i uroi atij punë të mbarë në përmbushjen e përgjegjësive në shërbim të besimtarëve myslimanë të vendit tonë.

Ndërsa Kryetari Spahiu, pasi e falënderoi për urimet dhe vizitën, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm të institucioneve fetare në vend në promovimin e vlerave kulturore, sociale dhe atdhedashëse në shoqërinë tonë dhe shprehu gatishmërinë e tij për ta vazhduar më tej këtë traditë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne