Shqiperia

Këlcyra, biznesmenin Hari Lena e shqetëson më shume Mero sesa masakra

Përgjigje Meros!
I detyruar nga sulmet tuaja, jo parimore dhe as ligjore, po mundohem të sqaroj publikun dhe natyrisht kryeministrin e vendit tim, zotin Edi Rama se çka ndodhur: Unë kam investuar që në vitin 1991 në vendin tim për të bërë diçka pozitive, natyrisht për biznesin tim, por edhe duke punësuar qindra punonjës. Jam përplasur me burokracitë e të gjitha qeverive, pasi po mundohemi nga pak e përditë, të gjithë, të rregullojmë vendin e patjetër aktivitetin e biznesit.

Por këto ditë publiku shqiptar është njohur me një sulm tuajin zoti Baze, por në të vertetë nuk ka asgjë të saktë në ato çka shkruani, sepse aty ku kam investuar ndër vite, nuk po bëhet asnjë betonizim, siç akuzoni. Ju më keni sulmuar edhe në vitin 2007-2008 në kohën e pushtetit të zotit Berisha, kur ishit akoma në miqësi me të. Edhe asokohe më keni thënë se “ sa të jem unë nuk ke për të ndërtuar këtu”! Edhe tani, me një pushtet tjetër nga ai i vitit 2007, përsëri deklaroni se “ nuk do ta lë Hari Lenën të ndërtojë dhe do ti prishë biznesin!”.

Qeveritë ndryshojnë, zoti Mero, por ju prapë paskeni mbetur ai, i njëjti, që për interesat personale shfryni, shkruani dhe ndërseni pushtetarët e radhës, paçka se unë kam gjithë të drejtën e Zotit dhe të Ligjit t’i drejtohem Kryeministrit dhe qytetareve të Shqipërisë për ta sqaruar realisht se si është e verteta, ndonëse ju e keni shtrembëruar mjeshtërisht, falë aftësisë si gazetar i vjetër dhe lidhjeve okulte që mund të keni me pushtetarë të veçantë. Une si Hari Lena nuk e kam ngren presionin tend, dhe te asekujte tjeter, ase atehere, por po te beje me dije qe sdo ta ha as sot.

Së dyti, nuk ma lejon edukata dhe kultura ime e rritur ndër vite mes halleve te shumta të biznesit, që të përdor të njëjtin fjalor siç fyeni Ju, mua. Sepse e di shume mire se sa e veshtire eshte te ndertoshe nje biznese te pastert ne vendin  tim.  Mund të kuptoj interesat tuaja private nga sa jeni nisur në këtë sulm ndaj meje si njeri dhe si biznesmen. Unë mund të akuzojë se ju keni interesa personale biznesi në zonën e Vjosës, por nuk mund ta them! Mund të them edhe se më ke jeni takuar gjatë këtyre muajve për të më prishur biznesin tim, por edhe këtë nuk po e them këtë radhë!

Së treti, më lejoni të sqaroj publikun se aty nuk ka asnjë ndërtim siç tmerruat zyrtarët e shtetit, asnjë gram beton nuk është hedhur, përkundrazi jemi në fazën e lejeve që mund të japin institucionet e pushtetit dhe se për të vazhduar biznesin tim të ligjshëm duhej një provë teknike se si mund të bënim disa matje në sherbim të aktivitetit, por pa dëmtuar mjedisin apo turizmin e zonës. Së katërti, nuk keni asnjë të drejtë të denigroni markën e biznesit tim, të cilin e kam ngritur ndër vite, pasi është jo vetëm antiligjore kjo që ju i bëni pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, përkundrazi kemi produktin më të mirë në treg.

Së fundmi, unë si Hari Lena, ndonëse nuk kam kohë të tëpert të merrem me shkrime, por pasi më keni denigruar emrin tim, sulmuar dhe dëmtuar biznesin,  përsëri jam i hapur të ftojë në një debat televiziv pjestarë të qeverisë, opozitës, pjestarë të biznesit, analistë të medias, bile edhe ti Mero, për gjithçka kërkon të dijë publiku rreth akuzave dhe fyerjeve tuaja pa asnjë bazë. Jam i mesuar ne jeten time te, punoje shume e te flas pake.
Me respekt per qytetaret.
Hari Lena
Tiranë, 10 tetor 2017

OPINIONE

INTERVISTA