Kelmendi: Shkarkojeni Rikalon ose rrëzojeni qeverinë

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, po kërkon që ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo të shkarkohet menjëherë. Kelmendi jep edhe opsionin e dytë se nëse Rikalo nuk shkarkohet, ai propozon të rrëzohet qeveria.

“Mbi të po rëndojnë akuza për torturim të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Për krimet e tij po dëshmojnë dhjetëra qytetarë të Kosovës.

Nëse këto dëshmi nuk merren për bazë, atëherë çka duhet që një person të shpallet fajtor?”.

“Rasti Rikalo është ‘test’ edhe për qeverinë, por edhe për opozitën. Si qeveria ashtu edhe opozita duhet të tregojnë se më e rëndësishme është jeta dhe dinjiteti i qytetarëve të Kosovës, se sa karrika dhe pushteti i tyre”, pohon Kelmendi.

“Nëse Nenad Rikalo vazhdon të mbetet ministër në këtë qeveri, atëherë edhe kjo qeveri mbanë përgjegjësi për krimet që ky ministër i ka bërë në kohën e Millosheviqit”, ka shkruar ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne