I pandehuri i Grushtit të Shtetit pohon se e dëgjoi Gjeneralin puçist të thotë ‘Izraeli na shiti’

Një nga të pandehurit në gjyqin më të madh ndaj tentativës për grusht shteti bërë në 15 korrik nga Grupi Terrorist Gylenist, i tha gjykatës se e dëgjoi ish-gjeneralin Akın Öztürk të murmurinte “Izraeli na shiti” pikërisht në momentin e arrestimit nga policia pas dështimit të grushtit të shtetit.

Ish-rreshteri Ahmet Taşhanlıoğlu, i cili mori pjesë në gjyqin ndaj bazës ajrore të Akınçınit, e cila u përdor si selia e FETÖs gjatë grushtit të shtetit, tha se pas arrestimit nuk ka folur me Öztürk, por tha se e dëgjoi atë të thoshte duke murmuritur “Izraeli na shiti” ndërkohë që ishin duke pritur për procedurat

Ai vuri në dukje se edhe ish Gjeneral Brigadieri Kemal Mutlu mund ti ketë dëgjuar fjalët e Öztürk.

“Mendova se fuqitë e huaja janë përfshirë në tentativen e grushtit të shtetit, kur dëgjova atë të thoshte këtë gjë” tha Taşhanlıoğlu.

Ish-rreshteri hodhi poshtë çdo përfshirje në grushtin e shtetit, duke thënë se ai ka prova që dëshmojnë se ishte në shtëpi gjatë kohës së ngjarjes.

Ndërkohë që Öztürk mohoi akuzat tha se gjykata duhet të pyesë Kemal Mutlun për këtë.

Shumica e të pandehurve të gjykimit ndaj Akıncıt janë ushtarë, përfshirë ish Gjeneralin Akın Öztürk të Forcave Ajrore. Öztürk akuzohet për kryesimin e ushtarëve pro Grusht Shtetit në Këshillin e brenshem por u kap në Akınci gjatë tentatives së grushtit të shtetit. Në një gjyq të veçantë mbi grushtin e shtetit, ai pretendoi se ai thjesht e vizitoi bazën për të parë nipërit e tij. Dhëndri i tij, Hakan Karakuş, është ndër oficerët ushtarakë që ju bashkuan përpjekjes për grusht shtet dhe akuzohet për drejtimin e një avioni luftarak që kreu sulme ajrore kundër turmave gjatë grusht shtetit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, ministrat dhe ligjvënësit janë ndër paditësit në aktakuzë. Erdogan i shpetoi një tentative vrasëse gjatë grushtit të shtetit ndërkohë avionët luftarakë që u ngritën nga baza ajrore Akıncı bombarduan Parlamentin. Prokurorët thonë se 11 avionë F-16 hodhën bomba në disa vënde ndërsa dy aeroplanë u përpoqën të trembnin dhe hutonin njerëzit duke shkaktuar zhurma të forta nëper Stamboll. Dy avionë të tjerë luftarakë u përdorën të gjurmonin aeroplanin që transportoi Erdoganin nga vendi i qendrimit pasi një ekip elitë vrasësish sulmuan hotelin ku po qëndronte në Turqinë jugperëndimore. Pilotët e Grusht shtetit gjithashtu drejtuan 10 avionë të tjerë F-16 që u ngritën nga Akıncı./ Gazeta Impakt

burimi:dailysabah

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne