Pse ‘SHBA do i hapë avaze vetes’ në rastin e sanksioneve të reja ndaj Iranit

Pavarësisht politikës së vazhdueshme anti-iraniane të Uashingtonit, investitorët e huaj nuk do të largohen nga tregu iranian, tha eksperti i ekonomisë iraniane dhe gazetari Ahmad Hadem Al-Melle për Sputnik. Sipas tij, nëse ka sanksione të reja amerikane kundër Iranit, ato nuk kanë gjasa të mbështeten nga aleatët e amerikanëve.

Pasi u nënshkrua marrëveshja përfundimtare për programin bërthamor iranian dhe sanksionet kundër Teheranit u hoqën më pas, vendi po gëzon një rrjedhë investimesh të papara në pjesë të ndryshme të ekonomisë së saj. Kompanitë perëndimore si Siemens, Total, Volkswagen, Renault dhe Airbus tashmë po kryejnë projekte të mëdha në Iran.

Në një intervistë për Sputnik, Al-Melle, një këshilltar në Organizatën Industriale për Zhvillimin dhe Rinovimin të Iranit (IDRO) dhe kryeredaktor i gazetës iraniane të biznesit Egzesad-e Bartar, tha se investitorët e huaj përfitojnë nga ekonomija e tanishme në Iran.

Industria e naftës dhe gazit si dhe sektori i transportit besohet të jenë më premtueset, me një total prej 20 megaprojektesh nga investitorët e huaj që tashmë janë duke u zbatuar. Sipas ekspertit, numri i marrëveshjeve të reja është në rritje të vazhdueshme.

“Gjatë dy muajve të fundit, ne kemi nënshkruar të paktën katër projekte të mëdha, duke përfshirë dy marrëveshje me gjigantin francez të naftës Total dhe prodhuesin e makinave Renault.Gjithashtu kemi edhe një marrëveshje me kompaninë ruse Transmashholding për prodhimin e vagoneve hekurudhore. Së fundmi, kemi edhe një projekt ndërtimi hekurudhor me një kompani kineze nderkohë projekte të reja janë duke erdhur, “tha Al-Melle.

Ndërsa Uashingtoni thuhet se po shqyrton një raund të ri sanksionesh ekonomike kundër Teheranit, eksperti theksoi se kompanitë evropiane dhe ruse që tashmë bashkëpunojnë me Iranin “nuk kanë frikë nga nga sanksionet”.

Ai gjithashtu sugjeroi që sanksionet e reja të mundshme do të kishin një ndikim të parëndësishëm mbi ekonominë iraniane dhe ka të ngjarë të shkaktojnë dëme në ekonominë amerikane.

“Çështja e sanksioneve ka dy anë: Natyrisht, Shtetet e Bashkuara duan të ndëshkojnë Iranin me kufizime shtesë, por nëse e bëjnë këtë, do i bejnë qeder vetes,” vuri në dukje Al-Melle.
Për më tepër, ekziston një problem tjetër për Shtetet e Bashkuara lidhur me futjen e mundshme të sanksioneve të reja kundër Iranit. Sipas ekspertit, aleatët amerikanë në Evropë do të kishin shumë pak gjasa të mbështesin një lëvizje të tillë.

“Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për solidaritet nga aleatët e tyre për të ushtruar presion mbi Iranin në mënyrë efikase. Megjithatë, shumë nga partnerët e Uashingtonit tani besojnë se sanksionet e reja do të ishin shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe se ata nuk duan të përballen me humbje ekonomike për shkak të ambicieve politike të Uashingtonit … Edhe nëse ka disa sanksione të reja ata nuk do të gjenerojnë efektin e dëshiruar për establishmentin amerikan, “përfundoi Al-Melle.

Më heret këtë javë, Reuters raportoi, duke cituar zyrtarët amerikanë, se Presidenti i SHBA Donald Trump dëshiron një politikë më të ashpër ndaj Iranit. Në veçanti, Shtëpia e Bardhë thuhet se gjoja po diskuton një qëndrim të ri mbi marrëveshjen përfundimtare të 2015 për programin bërthamor të Teheranit, duke përfshirë sanksione më të ashpra ekonomike nëse Irani shkel marrëveshjen./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne