Kemi vetëm 60 minuta në 24 orë, shteti nuk ekziston

Në një kohë kur shumë nga kërkesat e bashkive është ujë 24 orë, ende shumë fshatra vuajnë mungesën e tij. E tillë është situata në fshatrat Zhamë dhe Sektor në Lushnje, të cilët vuajnë mungesën e ujit, situatë që bëhet me shqetësuese në stinën e verës kur temperaturat janë përvëluese.

Banorët thonë se furnizohen vetëm një orë në ditë me ujë, i cili është i ndotur. 3000 banorë të fshatit Zhamë e Sektor, buzë autostradës Lushnjë-Tiranë ndiejnë mungesën e ujit. Situata e mbartur ndër vite bëhet më shqetësuese gjatë periudhës së verës në një kohë që temperaturat janë përvëluese.

Këto zona furnizohen me ujë vetëm një orë në ditë, i cili nuk mund të konsumohet për shkak se tubacionet janë të vjetra dhe të dëmtuara dhe kalojnë nëpër ujërat e zeza duke shkaktuar ndotjen e ujit të pijshëm. Ankesat e banorëve të Zhamës kanë qenë të përsëritura edhe pranë bashkisë së Lushnjës, por situata nuk ka ndryshuar prej vitesh./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne