Kënga për Çanakkalanë përkthehet në 7 gjuhë të botës, mes tyre dhe në shqip (VIDEO)

Në mbarë Turqinë, por edhe në botë në mënyra të ndryshme është shënuar sot 103 vjetori i Betejës së Çanakkalasë.

Beteja e Çanakkalasë, në Evropë është e njohur si Beteja e Galipolit, dhe është një nga betejat më të përgjakshme dhe më të ashpra të Luftës së Parë Botërore, por, sipas shumë indikatorëve edhe në mbarë historinë.

Beteja detare, në mes 3 nëntorit 1914 dhe 18 marsit 1915, e zhvilluar në Galipol, si dhe beteja tokësore në të njetin vend që u zhvillua nga 25 prill 1915 deri më 9 janar 1916, janë ngjarjet që zënë vendin më të rëndësishëm në Turqi, dhe më gjerë.

Në mbarë Turqinë sot mbahen ceremoni të ndryshme përkujtimore për ushtarët e rënë në këtë betejë, të cilët erdhën nga pothuajse të gjitha pjesët e ish-Shtetit Osman.

Me këtë rast kënga e njohur e Betejës së Çanakkalesë është përkthyer në 7 gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe gjuhën shqipe./ frekuenca

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne