Opinion

A do të shohim ndonjëherë ndonjë investigim të Al Jazeeras për lobin izraelit?

nga Robert Fisk.

Pra, kur do të mundem që të shoh investigimet e forta të Al Jazeeras për lobin e fuqishëm të Izraelit në Shtetet e Bashkuara? E mbani mend Al Jazeeran? Televizionin e ashpër dhe të pandalshëm të Lindjes së Mesme që e shndërroi Katarin në një perandori mediatike, raportimet e të cilit frikësonin diktatorët dhe tërbonin presidentët? Pse George W Bushi dikur donte të bombardonte selinë e saj në Doha, ndoshta do ketë qenë duke bërë diçka të drejtë. Madje një zyrë të vetën e kishte në Jeruzalem.

Por diçka duket se po shkon gabim. Nuk ishte aventura shkatërrimtare amerikane e Al Jazeeras, e cila supozohej të pastronte mbeturinat e CNN-it dhe Fox News-it, por që në fund përfundoi si CNN-i dhe Fox-i. As tragjikomedia e burgosjes së gazetarëve të saj në Egjiptin e Sisit, e goditur nga ligjet absurdë të Kajros dhe as menaxhimi pa mend i Al Jazeeras në Katar.

Jo, unë jam duke folur për një dokumentar të quajtur “Lobi”, i drejtuar nga një prej gazetarëve më të mëdhenj të Al Jazeeras, Clayton Swisher, ekskluziviteti (si dhe libri) i të cilit mbi “dokumentet palestineze nxorri zbuluar negociatat sekrete dhe skandaloze mes Izraelit dhe autoritetit palestinez, të drejtuara nga Amerika në vitet 2000 – 2010. Pas disa muajsh shtyrjesh, dokumentari Lobi i përfunduar vjeshtën e kaluar në të cilin janë filmuar fshehurazi aktivistët pro-izraelitë në SHBA dhe zyrtarët izraelitë, akoma nuk po i vjen koha që të shfaqet. Vetë Swisheri ka marrë lejen e paguar për tu larguar për disa kohë. Ai madje zgjodhi të tregojë zhgënjimin e tij në një artikull për revistën progresiste Hebraike Forward në SHBA, e cila gjithmonë ka mbajtur një qëndrim liberal dhe shpesh kritik ndaj Izraelit.

“Mos ma merrni gabim, unë e dua Al Jazeeran,” më tha Swisher këtë javë. “Dua të punoj për Al Jazeeran. Ka bërë gjëra fantastike. Kujdeset shumë mirë për stafin e saj. Por dokumentari ynë i ri duket se nuk do transmetohet.”

Në shpjegimin e tij të publikuar, Swisher përshkruan se si njësia e tij, fituese e cmimit të investigimit, për të cilën ai thotë se vepron pa interferimin e qeverisë [Katarit], dërgoi një gazetar të maskuar për të parë “se si Izraeli ushtron ndikimin e tij në Amerikë nëpërmjet komunitetit amerikan pro-izraelit. Por kur disa amerikanë të krahut të djathtë, mbështetës të Izraelit mësuan rreth dokumentarit, pati një reagim masiv. Madje u etiketua edhe si antisemit në një varg artikujsh.”

Mund të mendoni se nuk ka ndonjë gjë për tu cuditur. Çdo gazetar që ka guxuar të kritikojë Izraelin, është përballur me shpifje të ulta të anisemitizmit por ka pasur edhe një sfond më shqetësues që i ndali përpjekjet e Swisherit për të transmetuar dokumentarin.

Përfundimi i dokumentarit investigativ, shkruan Swisher, “qëlloi në një kohë kur, për shkak të një bllokade arbitrare në Katar të imponuar prej Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite, Katari po mendonte që ti jepte fund bllokadës duke kërkuar ndihmën amerikane. Sipas njoftimeve, Katari u përpoq të ofronte anën e vet të versionit mbi konfliktin duke pritur konsultime nga personalitete të ndryshëm që përfshinin edhe pjesëtarë të bashkësisë hebraike amerikane. Nga raportet e shtypit izraelit mësova se profesori i Harvardit Alan Dershowitz ishte dërguar për t’u takuar me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani dhe se hebrenjtë amerikanë në ato takime kishin diskutuar edhe mbi antisemitizmin që shihnin tek Al Jazeera. Natyrisht që dokumentari ynë nuk është antisemit. Është një eksplorim rreth asaj se si Izraeli, një qeveri e huaj, ndikon në politikën e jashtme të SHBA- së”.

Si për ironi, një nga kërkesat e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite për një kthim të marrëdhënieve normale me Katarin është edhe mbyllja e Al Jazeeras.

Shumica e stafit të Swisherit në Al Jazeera janë amerikanë dhe britanikë. Ai anëtarësoi dhe rekrutoi edhe një të ri të diplomuar nga Oksfordi, James Anthony Kleinfeldin, që të takohet dhe të infiltrohet me anëtarët e grupeve pro- izraelite në Uashington. Kjo u zbulua pjesërisht pasi Swisheri për arsye ligjore kontaktoi me personat që morën pjesë në filmime që të tregonin se ekipi kishte përdorur filmime të fshehta gjatë investigimit të tyre.

Kleinfeld, i cili në dukje përdorte emrin “Tony Kleinfeld”, u akuzua si “pro-palestinez”. Ai u fut brenda grupeve pro-izraelite të Uashingtonit”, ndërsa gjatë gjithë kohës mundohej të hiqej si person tjetër në mënyrë që të infiltrohej brenda grupeve pro-izraelite”.

Shqetësimi i lobistëve izraelitë nuk ishte pa arsye. Marrësit e letrave ligjore nga grupi i dokumentarit, që i referoheshin aktiviteteve izraelitë të regjistruar fshehtazi, përfshinin AIPAC-un, Keshillin izraelito-amerikan, the Sheldon Adelson-Maccabee Task Force, the Israel Project, the Zionist Organisation of America dhe grupe të tjera. Gazetarët e Swisherit kishin ekspozuar më parë genocidin në Mianmar, korrupsionin presidencial në Maldive dhe pedofilinë në futbollin britanik. Në një tjetër dokumentar nën drejtimin e Swisherit ata u përqëndruan në ndikimin e lobit izraelit në Britani ku u përfshinë në një sekuencë të filmuar fshehurazi në të cilën zyrtari izraelit Shai Masot diskutonte se si të ulte personalitetin e deputetëve britanikë që konsideroheshin si pro- palestinezë, përfshirë edhe Sir Alan Duncanin. Masot u detyrua të japë dorëheqjen dhe ambasadori izraelit në Londër, Mark Regev, kërkoi falje zyrtare.

Sipas Swisherit, nëse dokumentari i tij mbi “lobin” nuk del shpejt, ky mund të jetë sulm i ardhur nga një grup politikanësh të zellshëm amerikanë që dëshirojnë të deklarojnë Al Jazeeran si një entitet të huaj dhe të emërojnë gazetarët e saj si “spiunë”. Në përgjigje të pretendimeve për antisemitizëm të dokumentarit të Londrës, rregullatori i transmetimit Ofcom vendosi që programi ishte “një dokumentar serioz investigativ”. “E njëjta gjë ishte edhe me dokumentarin amerikan “The Lobby”,” thotë Swisher, qeveria izraelite kishte financuar dhe ishte përfshirë me lobimin në SHBA nën maskën e një grupi lobues të brendshëm”.

Swisher thotë se disa liderë të organizatave hebraike amerikane u takuan me agjentin dhe lobistin e njohur Nick Muzinin, ish-ndihmës i senatorit amerikan Ted Cruz, i cili mbështeti njohjen amerikane të Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, për të parë nëse ai do të mund të përdorte lidhjet në Katar për të ndaluar transmetimin”. Që nga tetori, thotë Swisher, “ne jemi përballur me një seri vonesash të pashpjegueshme në transmetimin e projektit tonë, preferenca që unë kurrë nuk i kam përjetuar. Vazhdimisht më thuhej nga të gjithë që duhet të prisnim, dhe më siguronin se dokumentari kishte për ta parë dritën. Pastaj, si tani u kapa me fjalën e drejtuesin tim më të lartë pasi veshët kishin kohë që i degjonin ato fjalë, por ai këmbëngulte se duhej akoma kohë dhe nuk ishte momenti i duhur.

Pothuajse çdo gazetar që kam takuar në Lindjen e Mesme ka hasur probleme të ngjashme. Kur punoja për The Times, unë lajmërova redaktorin e atëhershëm, Charles Douglas-Home, për të dëshmuar se oficerët izraelitë kishin varrosur fshehurazi gjatë natës në varrezën e Sidonit në vitin 1983 të paktën shtatë të burgosur palestinezë dhe libanezë, të vrarë gjatë marrjeve në pyetje. Ai donte që unë të shpenzoja më shumë javë nga sa ishte e nevojshme për të kuptuar nëse historia ishte e vërtetë. Pastaj, disa muaj më vonë, kur dolën dëshmitarët e varrimit dhe trupat e zbuluar nga varret tregonin se duart i kishin pasur akoma të lidhura pas shpine me litar najloni, shkova dhe lajmërova redaktorin tim. Dëshmitarëve sa vinte dhe u afroheshin pjesëtarët e armatosur të agjencisë inteligjente izraelite Shin Beth. I thashë se dhe mua më ndiqnin automjetet kur isha duke ecur nëpër Sidon, prandaj është koha për ti dhënë drejtim ngjarjes.

U habita kur Douglas Home, redaktori i cili kishte qëndruar me besnikëri pranë meje në shumë situata mosmarrëveshjesh të punës sime në Lindjen e Mesme, u përgjigj se nuk ishte i sigurtë se si do ta justifikoja ngjarjen pas kaq shumë kohësh. Me fjalë të tjera, ne duhej të ishim të sigurtë mbi faktet tona për një ngarje kaq të rëndësishme, por duke qenë se ishte marrë shumë kohë për këtë, historisë tashme i kishte kaluar koha.

Pas argumentimeve të shumta, unë u sugjerova izraelitëve se mund të ngrinin edhe një hetim ushtarak mbi rastin e vdekjeve nëse donin që të shmangnin skandalin. Ata thanë se ai ishte duke u bërë, megjithëse unë dyshova për këtë. Ngjarja vazhdoi. Me thanë se një zëvendës-redaktor ishte përpjekur të shkurtonte dy të tretat e artikullit. U pezullua për një moment, pastaj ngjarja u publikua e plotë.

Pra, histori të vjetra, histori të reja. Shpesh herë kam dalë në Al Jazeera dhe asnjëherë nuk më është thënë që ti mat fjalët që them dhe as unë nuk u kam thënë te tjerëve. Por tani shumë prej nesh po presin të shohin dokumentarin e ri të Swisherit. Nëse nuk e shohim, e dimë ne se çfarë do të mendojmë për Al Jazeeran./counterpunch/Gazeta Impakt

OPINIONE