Bota

Këngëtarja irlandeze që përqafoi Islamin falënderon muslimanët

 Këngëtarja e famshme irlandeze Sinead O’Connor, e cila pasi njoftoi se është bërë muslimane mori emrin Shuhada Davitt, falënderoi muslimanët për mesazhet e ngrohta që pranoi me këtë rast.

“Falënderime të shumta për të gjithë vëllezërit dhe motrat muslimane, të cilët kanë qenë shumë të ngrohtë për të më mirëpritur si pjesë e umetit sot në këtë faqe. Nuk mund të imagjinoni se sa vlerë ka ëmbëlsia juaj për mua”, ka shkruar Davitt në llogarinë e saj në Twitter me emrin përdorues “MagdaDavitt77”.

Davvit dje në rrjetin social Twitter ndjekësve të saj u bëri të ditur se e ka braktisur krishterizmin katolik dhe e ka pranuar Islamin.

“Ndjehem krenare që jam bërë muslimane. Ky është rezultat i natyrshëm i çdo udhëtimi të teologut inteligjent. Studimi i të gjitha shkrimeve të shenjta të çojnë në Islam. Islami i bën të gjitha shkrimet e tjera të tepërta”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja 51-vjeçare po ashtu njoftoi emrin e ri “Shuhada Davvit” dhe shpërndau fotografi me hixhab.

Ajo në vend të fotografisë së profilit ka përdorur një fotografi ku shkruan slogani i kompanisë së veshmbathjeve sportive amerikane “Just Do It” (Vetëm bëje) mbi të cilin shkroi edhe “Wear Hijab” (Vish hixhab).

Davitt gjithashtu shpërndau një video ku këndon ezanin në stilin e vet.

Sinead O’Connor në vitet 1990-ta kishte pranuar katolicizmin dhe ndryshoi emrin në Magda Davitt.

Burimi: AA

OPINIONE