‘Keni për të përfunduar si Sodoma dhe Gomorra’: Pastorit amerikan i ndalohet hyrja në Europë për shkak të predikimeve kundër homove dhe hebrenjve

Një pastor amerikan është ndaluar të predikojë në Holandë ose të hyjë në zonën Schengen të 26 shteteve të Evropës për shkak të pikëpamjeve të tij ekstreme ndaj komunitetit LGBT dhe atij hebre.

Stiven Anderson, i cili dikur i përgëzoi të shtënat masive me armë në një klub nate homoseksualësh në Orlando, duhej të gjendej në Amsterdam më 23 maj për predikim si pjesë e turneut të tij evropian, i cili do përfshinte edhe evente publike në Suedi dhe Irlandë. Të shqetësuar për deklaratat e tij të urrejtjes, avokatët e të drejtave të homoseksualëve dhe një numër deputetësh i kërkuan qeverisë holandeze që të ndalonte hyrjen e tij në vendin e Beneluksit.

Të mërkurën qeveria miratoi “masa” duke ndaluar pastorin 37-vjeçar që të hyjë në Zonën Shengen, një zonë prej 26 vendesh në Evropë ku lejohet udhëtimi pa viza.

“Qeveria po merr masa të forta kundër folësve ekstremistë, të cilët duke përhapur idetë e besimit të tyre, kufizojnë liritë e të tjerëve, madje nxisin urrejtje dhe dhunë”, tha sekretari shtetëror i drejtësisë dhe sigurisë, Mark Harbers, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anderson, i cili ende nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga holandezët lidhur me ndalimin, e kritikoi ashpër vendimin e Amsterdamit, i cili e pengon atë në “mësim dhëniet mbi Ungjillin”.

“Nëse ata do të refuzojnë që një qënie që beson në Bibël, të mos vijë e të predikojë fjalën e Perëndisë, atëherë kjo do të ishte humbje për ta”, tha pastori duke paralajmëruar holandezët se do të “përfundojnë në të njëjtën mënyrë sikurse Sodoma dhe Gomorra,” rregulli për mëkatarët kur shkatërrohen nga zemërimi i Perëndisë.

Qytetari nga Kalifornia nuk është një rast i panjohur për ndalimet nëpër vende të tjera. Xhamajka, Afrika e Jugut dhe Britania e Madhe e kanë ndaluar hyrjen e tij në të kaluarën. Ai u deportua edhe nga Botswana, dhe e gjitha për shkak të fjalimit të tij me përmbajtje të urrejtjes.

https://twitter.com/Paultrossel/status/1123689861721010181

Anderson është gjithashtu edhe një mohues i njohur i Holokaustit dhe një aktivist i zjarrtë kundër homoseksualëve. Ai nuk ka turp të flasë as edhe kundër të drejtave të abortit. Predikuesi festoi vdekjet e 49 vetëve të shkatuara nga një ‘ujk i vetmuar’ në klubin e natës Pulse në Orlando në qershor 2016. Në një mesazh tashmë të fshirë nga YouTube ai thoshte se ishte gjë e “mirë” që të vriteshin perversët dhe pedofilët e neveritshëm “. Ai thuhet gjithashtu se mbështet ekzekutimin e homoseksualëve me mënyrën e një skuadre pushimi, sepse sipas tij kjo është ajo që “urdhëron Bibla”.

Pastori baptist i Kishës Baptiste së Fjalës Besnike në Tempe të Arizonës gjithashtu refuzon të drejtat e abortit. Në predikimet e tij ai thotë se “gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi” për të rritur fëmijët. Amerikani shpesh herë në predikimet e tij në YouTube kritikon edhe hebrenjtë. Deri tani atij nuk i është bllokuar asnjë nga llogaritë e tij në mediat sociale./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne