Mbyllet afati, këta janë 4 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm

Fatjona Memçaj, Lulzim Allushaj, Olsian Cela dhe Arta Marku janë katër kandidaturat zyrtare që kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Afati për dorëzimin e emrave është mbyllur ditën e sotme.

Kandidatët kanë pasur afat 60 ditë për të paraqitur dokumentet e tyre.

Tashmë, KLP do të bëjë vlerësimin e emrave, në bazë të katër kritereve kryesore dhe më pas, 3 nga më të vlerësuarit do t’i kalojnë Parlamentit.

Rregullorja parashikon 4 kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe i integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë) dhe përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e ri i takon parlamentit.

Një tjetër kusht që duhet të plotësojë kandidati në garë për kryeprokuror është edhe Vettingu. Posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne