Teksa emri i Adi Hilës është në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa videove intime dhe pretendimeve se si u realizuan ato, historia e familjes së tij po rikthehet gjithashtu në rrjet.
Sipas rrëfimit që po qarkullon, babai i tij, Merhamet Hila, ka qenë pjesë e strukturave të Sigurimit të Shtetit në Vlorë gjatë regjimit komunist.
Autori heq një paralelizëm të fortë mes të kaluarës dhe akuzave të sotme: “Dikur ishte dosja. Sot është videoja. Mjetet ndryshojnë, frika mbetet e njëjtë.”
Sidoqoftë, përgjegjësia është individuale dhe historia e një prindi nuk provon asgjë për veprimet e fëmijës së tij.
Ndërkohë, rrethanat e regjistrimit dhe publikimit të videove që lidhen me Adi Hilën mbeten ende për t’u verifikuar.
Ja çfarë thuhet për babain e tij në një gazetë të vitit 1995…
13 Qershori, një përvjetor tragjik
Një tragjedi që nuk mund të harrohet
Koha e ngjarjes: 13 qershor 1985…
Vendi i ngjarjes: Sarandë, Nartë dhe Vlorë
Objekti i ngjarjes: Dy të rinj nartanë tentojnë të arratisen nga brigjet e Sarandës.
Pjesëmarrës në ngjarje: Kanibalë e vampirë komunistë:
U bëftë e keqja.. Karafil Kalemi dhe Harun Ismaili (babai i Fatos Ismailit), përfaqësues tipikë të “Sigurimit të Shtetit” të lyera me krime makabre. Janaq Syko, një lloj shkurtabiqi kanibal, përfaqësues i Komitetit të Partisë për agjitacion e propagandë.
Byroja e Partisë së Punës të Shqipërisë në Nartë, njerëz dhe dy kufoma të rinjsh, të masakruar e të dekompozuar nga nxehtësia.
Ndjekja
Nga bregdeti i qytetit të Sarandës, drejt bregut të Korfuzit, dy të rinj nga Narta e Vlorës, Sotiraq Apostol Nasto, 22 vjeç dhe Jorgaq Pavllo Shteto, 21 vjeç, u nisën me not. Të diktuar nga “Sigurimi i Shtetit” dhe forcat e ndjekjes detare, u ndoqën për një kohë të gjatë. Ata zhyteshin pa fund për t’u humbur në errësirën e natës. Jorgaqi copëtohet pasi e godet direkt “katra”… tjetrit, Sotiraqit, pasi e kapin të gjallë, i zbrazin në trup një karikator automati…
Në mëngjes, të dy të lidhur me litarë u tërhoqën zbrenëpër qytetin e Sarandës, duke mbjellë dhunë, terror e frikë, por edhe urrejtje për regjimin. Këto dy trupa të pajetë të mbytur nga uji dhe nga goditjet e mjeteve të rënda, të masakruar sa nuk njiheshin më, duhet të jenë ngulitur mirë në memorien e qytetarëve të Sarandës.
Sotiraqi nuk mund të transportohej nga familja e tij në Vlorë, ishte i varfër, ndaj u varros nga i vëllai, Kristaqi, në një kodër jashtë qytetit të Sarandës, duke e hapur gropën me gurë e thonj, meqë nuk i dhanë as lopatë. Ai mbuloi një kufomë të enjtur nga goditja e nxehtësisë, të cilën mezi e njohu në fillim. “A është ky vëllai yt?” – jehonte në veshë zëri i operativit të “Sigurimit” Harun Ismaili, operativ i Nartës. Fytyra e mjerimit ishte bërë e pamundur të identifikohej nga kanibali Harun Ismaili.
Tjetrin, Jorgaqin, e mori familja për ta varrosur në varrezat e fshatit. Që këtej e tutje, kjo ngjarje merr ngjyrat e plota të një tragjedie të paparë e të padëgjuar nga shqiptarët. Kjo tragjedi do të përsëritej në vitin 1997, tashmë jo nga baballarët, por nga bijtë e tyre; tashmë jo nga Haruni, por nga Fatosi, i biri i Harunit.
Oqeanikisht, një ditë para se kufoma e Jorgaqit të mbërrinte në fshat, në kinemanë e Nartës, Partia dhe “Sigurimi”, të udhëhequr nga kanibalët Meramet Hila, Harun Ismaili dhe Janaq Syko, inskenuan me spiunët e tyre revoltën e fshatit, që djali 21-vjeçar të mos lejohej të prehej në varrezat e fshatit të tij, ndërsa familjet e dy të masakruarve u internuan. Është me të vërtetë tmerr të përjetosh një tragjedi të tillë! Por historia e Partisë së Punës është e njollosur me mish e gjak njerëzor, ajo rrugën drejt pushtetit e ndërton me kocka njerëzish, me kocka shqiptarësh, ashtu siç bënë komunistët në pranverën e përgjakshme të vitit 1997. Ata që sot ulen në karriget e përgjakura të prefektit, kryetarit të bashkisë, kryetarit të këshillit të qarkut, në zyrat e policisë dhe të SHISH-it, kanë kaluar mbi gjakun e derdhur prej tyre në rrugëtimin drejt Vlorës. Janë ulur në karrige të përgjakura, o vëlla.
O Zot i madh, a ka mundësi të jesh kaq i fortë?
Nëna e babai e ngarkojnë djalin në një karrocë dore. Babai shtynte trupin e të birit në këtë karrocë që kishte filluar të dekompozohej nga nxehtësia, ndërsa nëna ndiqte shokun e saj me lopatë në dorë, me të cilën do të hapnin gropën.
Disa herë kufoma bie nga karroca dhe ata me vështirësi e ngrenë sërish e vazhdojnë rrugën në heshtje.
Por është tmerr! I ndalojnë në hyrje të varrezave. Partia e Neki Dredhës dhe Niko Veizit nuk i lejonte kufomat të varroseshin në varrezat e fshatit! Prindërit e shkretë kthehen prapa dhe e varrosin fëmijën e tyre në buzë të një kanali!
Pesë vjet më vonë
Familja nxjerr kockat e të birit dhe i vendos në varrezat e fshatit. Por Partia e Punës urdhëron spiunët e saj të thyejnë pllakën e varrit. Spiunët e fashizmit ia kishin bërë këtë varrit të heroit tonë, Vasil Laçi. Tani komunistët e Vlorës po e përsërisnin, të prirë nga Lolo Ganiu, Petrit Broka, Eqerem Osmeni, Bashkim Habili, Ylli Meçe, Eqerem Xhafa, Karafil Kalemi, Llazi Mino etj., por nuk mundën ta shkulnin. Ishte hyrë viti ’90.
Epilog
Viti 1995. Familjet e të masakruarve, me kalimin e kohës, shërojnë plagët nën rrezet e lirisë dhe qetësisë. Jorgaqi dërgohet në varrezat e fshatit. Nuk ia thyejnë më pllakën e varrit. Sotiraqi do të varroset atje në fshat. Familja e tij po merret me tërheqjen e kockave nga kodrat e Sarandës. Përfaqësuesit e Partisë dhe “Sigurimit të Shtetit” gjithashtu shijojnë frutat e demokracisë!
Meramet Hila, i dënuar për shumë krime makabre, pasi fitoi pafajësinë për krimet e kryera në qytetin e Vlorës dhe krimet kundër njerëzimit, shkoi të jetonte në Tiranë dhe tani është në Amerikë!
Harun Ismailin e söng nga diabeti, por jeton i biri, Fatos Ismaili, i cili udhëhoqi djegien dhe shkatërrimin e Vlorës në vitin 1997 dhe sot është operativ i sigurimit, si i ati Haruni, por në Nartë!
Edhe po të ngjitemi më lart në strukturat shtetërore, Qemal Klosi, i cili goditi me thikë pas shpine nacionalistët e Vlorës, nuk rron më, por jeton i biri, Fatos Klosi, më i rrezikshëm se i ati. Edhe Lolo Ganiu nuk rron më, por jeton i biri, Agim Alimema, nënoficer i SHISH-it, i akuzuar për vrasjet e djemve të Himarës.
Pavarësisht kësaj, socialistët ankoheshin se nuk kishte demokraci në kohën e “diktaturës” së Berishës!
Sikur kjo të ishte thjesht një rast, ndoshta nuk do të shkruanim fare. Historia e komunistëve të Vlorës, sot në pushtet të përgjakur, është e mbushur me krime të tilla makabre.
Ky rast mjafton që çdo i droguar, çdo vlonjat dhe çdo shqiptar t’i thërrasë ndërgjegjes së tij kur shikon administratën e sotme plot me neo-komunistë, ku dje ishin baballarët e tyre, e sot janë bijtë e tyre.
Është koha që Vlora të tregojë veten. A është me kriminelët komunistë dhe bijtë e tyre sot në pushtet, apo me nacionalizmin, demokracinë dhe lirinë?
13 Qershori është një datë që nuk duhet harruar, është një datë që çdo shqiptar duhet ta dijë dhe ta kujtojë.
Nga do të shkojnë vlonjatët?
Marrë nga gazeta “Zgjimi”, korrik 1995

















1 thought on ““Keq babai, keq i biri, keq ai që i bëri të dy.” Vlonjatët duhet ta dinë më mirë”
Origjinali nuk eshte “keq”, eshte “MUT”. I jati i ktij birbos ka qene “mut stermuti”. I bir sigurisht qe nuk kishte tjeter opsion, doli “Mut-Muti”. ADN-ja e helmuar mbetet ne gjak. Sa deme ka bere plehra Meramet Hila ne Vlore, nuk kane te sosur. Zoti t’u marre hake atyre qe kane provuar ne kurriz poshtersite e tij. Mora vesh qe ka ngordhur si qen ne Amerike. E shtypi nje makine dhe e la ne mes te rruges si qen, ashtu si e meritonte…Te me falin qentë, që po i ofendoj, se shumica e tyre nuk e meritojne te krahasohen me Merametin dhe te birin…