Kërcënimi i Tsipras, Gent Cakaj i fshihet përgjigjes për kryeministrin grek

Gent Cakaj drejton diplomacinë shqiptare, por, në konferencën e zhvilluar sot me gazetarët, ka refuzuar t’i përgjigjet kërcënimit të hapur nga kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras. Tsipras paralajmëroi veton për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, për shkak të një vendimi të Qeverisë shqiptare që, sipas tij, prek të drejtën pronësore të minoritetit grek.

“Unë jam këtu të diskutoj ekskluzivisht raportin për të cilin jemi mbledhur”, u shpreh ministri i Jashtëm në detyrë, duke iu referuar raportit të DASH për trafikun e drogës.

Edhe pse shteti fqinj ka kërcënuar me bllokimin e procesit integrues të Shqipërisë, Cakaj refuzoi të mbante një qëndrim në emër të qeverisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne