Kërcënimi ndaj Bashës, Agron Kuliçaj: Informacioni është real, shërbimet sekrete po verifikojnë

Këshilltari për rendin dhe sigurinë i grupit kuvendor të PD, Agron Kuliçaj tha se informacionet për kërcënime me jetë ndaj lideri demokrat Lulzim Basha janë reale.

Gjatë një prononcimi në “Kjo Javë” në News24, Kulicaj tha se: “Unë jam vënë në dijeni. Zoti Basha mban me vete atribute shumë të mëdha. Në situatat kur rendi dhe siguria është në parametra të ulëta momentet të tilla mund të përdoren për destabilitet”.

Kuliçaj konfirmoi se masat janë marrë, por kritikoi qëndrimin e Kryeministrit i cili përdori komente shpotitëse kur u pyet për këtë situatë: “Masat janë marrë edhe tani, por kryeministri nuk duhet që në një situatë të tillë ta nënvlerësojë.

Ka një informacion ku shërbimet janë në momente verifikimesh. Për aq kohë sa situata është në verifikim duhet bërë kujdes me deklaratat që jepen sidomos nga krerët e shtetit”, ka deklaruar Kuliçaj i cili gjatë qeverisjes së PD-së, ka mbajtur edhe postin zv.Drejtorit të Policisë së Shtetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne