Rexhep Elezaj
Për hir të së vërtetës historike dhe pastërtisë së luftës çlirimtare të UÇK-së, duhet theksuar, me sa vijon:
1.), Themelimi i Dhomave të specializuara për Kosovën, ose siç quhet, Gjykata speciale për Kosovën me seli në Hagë (2016), është formuar me një qëllim të vetëm; për ta barazuar viktimën me xhelatin, pra Kosovën e pushtuar me Serbinë agresore, se gjoja që të dyja kanë qenë të njëjta në gjenocid dhe krimet e bëra në Kosovë, 1998/99,
2.), Gjykata speciale kundër Kosovës është formuar me qëllim, që UÇK-në ta shpallë ushtri-guerile terroriste, e jo si ushtri çlirimtare, siç ka ndodhë gjatë procesit të gjykimit ndaj katër krerëve të saj qe 5 vite në gjykatën e Hagës, duke i akuzuar pa fakte për krime lufte,
3.), Gjykata speciale kundër Kosovës është formuar me qëllim, për ta zbutur dhimbjen dhe hidhërimin e Serbisë nga bombardimet e NATO-s ndaj saj me 1999 të udhëhequra nga SHBA-të,
4.), Gjykata speciale kundër Kosovës është formuar për ta zvogëluar masën (vëllimin) e gjenocidit të Serbisë i kryer në Kosovë ndaj shqiptarëve, se gjoja edhe UÇK-ja, na paska bërë krime lufte në Kosovë, dhe jo vetëm Serbia,
5.), Gjykata speciale kundër Kosovës është formuar për ta njollosur luftën çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi, edhe si pendim publik i perëndimorëve për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja, dhe se gjoja, UÇK-së paska bërë krime kudër serbëve dhe të tjerëve gjatë luftës në Kosovë,
6.), Gjykata speciale kundër Kosovës është formuar për ta balancuar dhe zbutur imazhin gjenocidial të Serbisë në arenën ndërkombëtare, se gjoja nuk është vetëm Serbia ajo që ka bërë krime në Kosovë, por edhe UÇK-ja na paska bërë krime ndaj serbëve gjatë viteve 1998/99,
7.), Gjykata speciale kundër Kosovës është formuar për ta dëmtuar sa më rënd pavarësinë e Kosovës, e cila, pra Kosova, ende sipas disa shteteve anëtare të BE-së, është pjesë e integrale e shtetit të Serbisë, dhe kjo, si miratim i politikës dhe kërkesës konstante të regjimit fashist të Beogradit zyrtar, se Kosova dhe Metohija janë pjesë e saj, dhe
8.), Gjykata speciale kundër Kosovës është formuar kundër Kosovës, me qëllim për ta njollosur imazhin e popullit shqiptar me shumicë të besimit islam, i cili gjoja e paska ndihmuar luftën e UÇK-së, për të bërë krime kundër serbëve ortodoks, si gjoja hakmarrje fetare ndaj tyre. Sepse, kurrë nuk duhet harruar faktin, se ishte krimineli i luftës S. Millosheviq, i cili gjenocidin ndaj shqiptarëve e ka bërë, siç ka deklaruar vet ai, në mbrojtje të Krishterimit evropian nga terroristët islamik.
Në fund; nëse kjo gjykatë do t’i dënon me burgim katër krerët e UÇK-së, kurrë mos e harroni, se ky do të jetë akti më antishqiptar i Evropës ndaj Kosovës pas Konferencës së ambasadorëve në Londër me 1913.
/fb


















