Kërkesa për mandatin e Xhaçkës pranohet nga Komisioni i Venecias, çështja shqyrtohet brenda dhjetorit

Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e Kuvendit shqiptar për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Sipas një njoftimi zyrtar të Komisionit të Venecias, kërkesa u paraqit nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në 13 Shtator 2024.

Në njoftim thuhet më tej se shqyrtimi i kësaj çështjeje do të kryhet brenda datës 6-7 Dhjetor të këtij viti. Më poshtë teksti i letrës drejtuar Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, nga Presidentja e Komisionit të Venecias, Claire Bazy Malaurie.

“E dashur Kryetare, Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024). Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias. Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie”

“Me shkresën e datës 13 shtator 2024, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, i kërkoi Komisionit të Venecias një opinion mbi marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të rolit të Kuvendi në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Drafti i opinionit do të dorëzohet për miratim në seancën e 141-të plenare të Komisionit (6 7 dhjetor 2024)”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Venecias./Bw 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne