SHBA kërkon takim urgjent në OKB për Iranin, Rusia i kujton shtypjen e dhunshme të protestave në Ferguson dhe Wall Street

SHBA ka thënë se do të thërrasë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar trazirat në Iran, duke përmendur nevojën për të mbështetur protestuesit. Moska thotë se kjo lëvizje ka hipokrizi, duke pasur parasysh historinë e shtypjes së protestave në SHBA nga Uashingtoni.

E dërguara amerikane në OKB Nikki Haley, tha se Uashingtoni do të kërkojë të hënën një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për Iranin, por ende nuk ka raportime nga OKB për një takim të tillë. Kairat Umarov, i dërguari i Kazakistanit në OKB, i cili tani mban presidencën e rradhës të KS-së, tha se këshilli nuk e ka shtuar ende Iranin në agjendën e tij dhe asnjë vendim nuk është marrë ende mbi këtë çështje.

Haley u shpreh për mbështetje ndaj protestuesve antiqeveritarë në Iran, dhe lavdëroi “guximin e madh” si dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i mbështesë ato. “Populli i Iranit bën thirrje për liri,” u tha Haley gazetarëve në një konferencë shtypi. “Të gjithë njerëzit që e duan lirinë duhet të jenë pro kauzës së tyre”, tha ajo dhe premtoi gjithashtu të kërkojë një takim urgjent të Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Përpjekja më e fundit e Uashingtonit për tu dukur si mbrojtës botëror i të drejtave të njeriut hasi në ironinë e Moskës, e cila i kujtoi SHBA-së qasjen ndaj protestave në Amerikë. “Nuk ka dyshim se delegacioni i SHBA në OKB ka diçka për t’i ofruar botës,” tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova në Facebook.

“Për shembull, Haley mund të ndajë përvojën amerikane mbi protestat dhe ti tregojë [Këshillit të Sigurimit] për arrestimet masive, shtypjen e lëvizjes” Okupo Wall Streetin, ose për operacionin e spastrimit “në Fergusson,” shtoi ajo me sarkasëm.

Protestat Okupo Wall Streetin filluan në kryeqytetin financiar botëror, New York City, në shtator 2011. Njerëzit u tubuan në Parkun Zuccotti afër Wall Streetit për të protestuar kundër pabarazisë sociale dhe ekonomike në SHBA. Pavarësisht natyrës paqësore të protestës, shtypja e protestës nga policia ishte e shpejtë, duke u arrestuar brenda një dite rreth 700 protestues.

Fergusson dhe Missouri u bënë dëshmitarë të protestave masive në vitin 2014 pas vdekjes së Michael Brown, një zezaku 18 vjeçar i paarmatosur, i cili u qëllua dhe u vra nga një oficer policie. Autoritetet amerikane imponuan një mbikqyrje të kësaj zone ndërsa policia ushtarake i shpërndau vazhdimisht protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës dhe mjete të tjera. Më vonë, guvernatori i Misurit vendosi trupat e Gardës Kombëtare për të siguruar zonën./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne