KESH tender 20 milionë euro për blerje energjie, tenderi i fshehtë nuk behet në bursën shqiptare

TIRANE

Më shumë se 20 milionë euro për vetëm 13 ditë ka shpenzuar KESH përmes tenderëve për blerjen e energjisë elektrike. Mister mbeten kompanitë që i kanë bërë këto oferta. Në procedurën e 4 nëntorit KESH ka kërkuar 62580 MWH energji dhe 7119 MWh në tenderin e datës 11 nëntor.

Për të njëjtat periudha kohore KESH ka blerë vazhdimisht më pak se gjysmën e energjisë elektrike nga sa ka blerë në dy tenderët e fundit. Për më tepër çmimi i energjisë është rritur me mbi 50 euro për megavat.Nëse më herët KESH ka blerë energji me një çmim mesatar prej 100 eurosh për MWh sot atë e blen me mbi 150 ndërsa gropa në buxhetin e shtetit nga energjia elektrike është shumë e madhe.

Sipas burimeve të News24, këtë të premte pritet zhvillohet një tjetër tender për të shpenzuar sërish para.

Kujtojmë se Shqipëria investoi në ndërtimin e bursës Shqiptare ALPEX 2.2 mln euro e cila ende nuk përdoret. Gjithnjë është marrë si referencë bursa hungareze HUPX por tanimë tenderët po zhvillohen jashtë bursës duke përdorur një platformë ku bëhet publik vetëm rezultati.

KESH po përdor një sistem të brendshëm, “treding” i cili nuk i lejon kujtdo akses duke e thelluar edhe më tej mungesën e llogaridhënies për paratë publike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress