Dhuna në Oborrin Mbretëror, Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për Princ Lekën, Elia Zaharia dhe babain e saj, të cilët në 25 mars të këtij viti u përfshinë në një akt dhunë, çka çoi edhe në divorcin zyrtar mes çiftit mbretëror.

organi i akuzës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën.

Prokuroria është treguar më e butë me Elia Zaharinë e cila dënohet me 6 muaj burg dhe 1 vit për babanë e saj. Gjithashtu, Prokuroria kërkon që dënimi t’iu konvertohet në shërbim prove, nëse të tre shpallen fajtor nga Gjykata. Vendimi i Gjykatës së Tiranës do të jepet në datën 13 dhjetor nga gjyqtarja Migena Laska.

Të tre akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”. Princ Leka, Elia Zaharia dhe Gjergj Zaharia janë gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Videoja e dhunës, e cila u bë virale në rrjet ishte regjistruar brenda Pallatit Mbretëror në rrugën “Murat Toptani” pasditen e 5 marsit 2024. Ndërkohë, më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur.

Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për t’u përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj./panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress