Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK-ut, kërkon pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e së premtes!

Pasi e shkarkuan, këshilltarët e PS kërkojnë praninë e Veliajt…

Këshilli Bashkiak i Tiranës, i ka bërë një kërkesë Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Burgjeve, ku kërkon praninë e kryebashkiakut Veliaj në mbledhjen e së premtes.

Këshilli mblidhet në datën 21 në orën 10.00 dhe në shkresë institucioni kërkon që kryebashkiaku të marrë pjesë sipas të drejtave që ligji ia garanton në raportet me Këshillin. Ironia është se ishin po këta këshilltarë që e shkarkuan dhe tani duan praninë fizike të tij. Nëse gjithmonë nuk është një manovër tjetër nga ana e tyre.

Në shkresën e dorëzuar shpjegohet se Ligji nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” përcakton dy elementë kryesorë:

-Neni 58 pika 4 i jep kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit.

-Neni 60 parashikon detyrimin e bashkëpunimit ndërmjet Kryetarit dhe Këshillit për çështjet e interesit publik.

Duke u mbështetur në këto dispozita, Këshilli kërkon praninë fizike të Veliajt. Në rast se kjo nuk mund të realizohet, kërkohet mundësimi i pjesëmarrjes në distancë përmes komunikimit online ose videokonferencës.

Sipas dokumentit, prezantimi i drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit lokal kërkon praninë e kryebashkiakut.

Këshilli shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse për çdo masë sigurie, protokolli apo aspekt logjistik që mund të kërkohet. Institucionet janë ftuar të japin me shkrim vendimin e tyre për kërkesën./pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne