Këshilli i Lartë Konsultativ Presidencial diskutoi islamofobinë në rritje në botën perëndimore

Ksenofobia dhe islamofobia në rritje në shoqëritë perëndimore ishte tema kryesore e takimit të Këshillit të Lartë Konsultativ Presidencial të kryesuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Takimi u mbajt me dyer të mbyllura për gazetarët në Kompleksin Presidencial në Ankara dhe zgjati afërsisht dy orë e gjysmë.

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun në një deklaratë të shkruar që lëshoi pas mbledhjes raportoi se anëtarët e Bordit diskutuan çështjen e ksenofobisë dhe islamofobisë, e cila ka kaluar në rritje në shoqëritë perëndimore dhe vlerësuan situatën aktuale të botës islame.

Altun tha se Presidenti Erdoan deklaroi në takim se fytyra raciste, diskriminuese, barbare dhe vandaliste ka filluar të shfaqet me rënien e maskës së demokracisë, lirisëdhe të drejtave të njeriut, prapa të cilës Perëndimi fshihet për një kohë të gjatë. Ai gjithashtu pretendoi se masakrat, shtypja, represioni, pushtimi dhe fanatizmi kundër myslimanëve janë vënë re në gjeografi të ndryshme duke nisur nga Birmania në Turkistanin Lindor, nga Ballkani e Kaukazi e deri në Palestinë dhe se gjeografia islame ka dëshmuar skenat më rënda dhe të dhimbshme.

“Anëtarët e Këshillit shkëmbyen ide mbi çështjet e forcimit të unitetit dhe solidaritetit brenda botës islame duke e çliruar atë nga konfliktet e brendshme dhe për luftën me strukturat e errëta që nuk burojnë nga thelbi i fesë”,- shtoi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne