Këshilli i Legjislacionit vendos sot për vetingun në politikë

Këshilli i Legjislacioni dhe Komisioni i Ligjeve nisin sot shqyrtimin e nismës kushtetuese të propozuar nga opozita e bashkuar për vettingun në politikë.

“Mbledhje e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe e Këshillit për Legjislacionin, për të filluar me procedurën për shqyrtimin e  projektligjit Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e propozuar nga 35 deputetë të grupeve parlamentare PD, LSI dhe PR.” Thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Kuvendit.

Opozita beson se duhet zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë. Nisma sipas demokratëve synon të  dekriminalizojë plotësisht qeverisjes dhe politikën, të luftojë me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin
të ndalojë aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale si edhe të pastrojë nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne