Aksident rrugor në Peru, 21 të vdekur

Së paku 21 persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në Andet në Peru.

Zëdhënësi i policisë peruane, Marco Llanos, njoftoi se autobusi u përplas me automobilin nga korsia e kundërt, ndërsa më pas u rrëzua në lum.

Pesëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital.

Ekipet e shpëtimit, duke përfshirë edhe zhytësit, gjurmojnë disa pasagjerë që llogariten si të zhdukur.

Kryetari i komunës Chumbivilcas, David Vera, njoftoi se bëhet fjalë për një autobus që qarkullonte në linjën e rregullt nga Cuzca drejt Sant Tomans.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne