Presidenti Turk Recep Tayyip Erdogan takohet me homologun francez Emmanuel Macron

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Presidenti Erdogan, i cili ndodhet në qytetin New York të SHBA-ve për sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), zhvilloi një takim me homologun e tij francez.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan dhe kreu i inteligjencës turke (MIT), Hakan Fidan.

Takimi ishte i mbyllur për media.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne