Këshilli Konsultativ i Gruas i OBI-t dënon sulmet terroriste në Zelandë të Re

Këshilli Konsultativ i Guas i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) ka dënuar sulmet terroriste në dy xhamitë në Zelandë të Re, ku mbetën të vrarë 50 persona , raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne e dënojmë ashpër sulmin terrorist kundër muslimanëve të pafajshëm gjatë lutjeve të tyre të premten në xhaminë Al Noor dhe Linwood, në Christchurch të Zelandës së Re”, theksoi Këshilli në një letër të dërguar kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Këshilli shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet e viktimave, si dhe u uroi shërim të shpejtë dhe të suksesshëm të plagosurve.

Letra thekson se terrorizmi nuk ka fe dhe bëri thirrje për të vepruar kundër intolerancës, racizmit, ksenofobinë dhe islamofobinë.

Këshilli vlerësoi kryeministren e Zelandës së Re për lidershipin e fortë dhe thirrjen për unitet pas sulmeve.

“Ne ju përgëzojmë për udhëheqjen e fortë që keni treguar në këto rrethana të vështira, duke kërkuar unitet para ndarjeve dhe shprehim besimin tonë se nën udhëheqjen tuaj procesi që vijon do të zbatohet dhe finalizohet me ndershmëri”, tha letra.

Në një sulm terrorist në dy xhami në Zelandë të Re ndaj besimtarëve të premten gjatë kohës së namazit të xhumasë, mbetën të vrarë 50 persona./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne