Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit nesër do të mbajë takim lidhur me sulmet izraelite ndaj Gazës

Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit (GCC) nesër do të mbajë takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar për sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë.

Në një deklaratë nga GCC thuhet se në takimin e jashtëzakonshëm të GCC që do të mbahet të martën më 17 tetor në kryeqytetin e Omanit, Muscat, do të diskutohen zhvillimet në Rripin e Gazës.

Në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm, Jassim Muhammad Al-Budaiwi, thuhet se takimi i jashtëzakonshëm mbahet në kuadër të kërkesës së Omanit.

Al-Budaiwi nënvizoi se vendet e GCC në takimin e nesërm do të konsultojnë shkeljet e rrezikshme të Izraelit kundër Rripit të Gazës.

– Konflikti Izraeli-Palestinë

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, mëngjesin e 7 tetorit njoftoi nisjen e sulmit gjithëpërfshirës të emëruar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa grupet e armatosura palestineze kryen bastisje dhe morën kontrollin e pikës kufitare Beit Hanoun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet izraelite ndërsa ushtria izraelite filloi sulme ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë. Në sulmet e kryera nga Gaza përfshirë 291 ushtarë kanë humbur jetën 1.300 izraelitë, ndërsa janë plagosur 3.968 të tjerë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se në sulmet e Izraelit në Gaza janë vrarë 2.750 palestinezë ndërsa janë plagosur 9.700 të tjerë.

Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë 58 palestinezë dhe janë plagosur rreth 1.250 të tjerë. Gjithashtu në sulmet e Izraelit kanë humbur jetën 11 gazetarë.

Ndërsa në konfliktet e shënuara në kufirin izraelit në jug të Libanit mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite që nga 8 tetori e deri më tani, kanë humbur jetën 3 civilë, 4 milicë të Hezbollahut dhe 2 anëtarë të Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez. Në sulmet e kryera nga ana e Libanit humbën jetën 3 ushtarë izraelitë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne