Tre të rinj thyejnë perimetrin e sigurisë në Bulevard, shpalosin banderolën me mbishkrim për Ramën e Vuçiç, ndërhyn policia

Tre të rinj kanë mundur të futen sot brenda perimetrit të sigurisë, në pjesën e Bulevardit, i vendosur për çështje sigurie gjatë zhvillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Pas futjes në këtë zonë, ata kanë shpalosur dhe një banderolë, me mbishkrimin “Sanksione Ramës dhe Vuçiçit”.

Menjëherë më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke bërë dhe shoqërimin e tre të rinjve në komisariat./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne