“Dinjitet për punëtorët”/ 1 Maji, qytetarët protestojnë përpara kryeministrisë

Punonjës të profesioneve të ndryshme janë ngritur në protestë për 1 Majin përpara Kryeministrisë. “Dinjitet për punëtorët”, shkruhet në një nga pankartat që protestuesit mbajnë në duar. Një minator kërkoi marrjen e statusit teksa u shpreh se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

“Oficerët kanë status, të gjithë kanë status, jemi në kushtet më të vështira. Jemi të diskriminuar, të sëmurë, asnjë nuk merr parasysh kërkesat tona. I kemi dhënë ekonomisë shumë të ardhura, sot jemi të persekutuar”, tha një minator. Ndërsa një përfaqësuese e sindikatës së arsimit deklaroi se duhet të dyfishohet paga dhe t’i kthehet vëmendja shkollave.

“Sot jemi përpara Kryeministrisë për të kërkuar dyfishimin e pagës së mësuesit. Gjithashtu kemi nevojë që Kryeministri të kuptoj që shkollat kanë nevojë për investime. Ministret e kanë kthyer shkollën në shkollë Facebook-u, ku imponohet mësuesve të bëjnë like e share e jo punën e tyre. Ti kthehet vëmendja shkollës”, tha ajo./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne