Këshilltarët e Trumpit, Giuliani dhe Bolton mbështesin MEK, organizatën terroriste iraniane

nga Kurt Nimmo.

Avokati i Trumpit, Rudy Giuliani, shkroi në Twitter të shtunën se MEK është alternativa më e suksesshme ndaj sundimit të mullahëve të Iranit.

Sigurisht që Rudy nuk shqetësohet aspakt që të theksojë se NCRI është organizatë fasadë e MEK-ut, shkurtim për Moxhahedin el Khalq, organizata terroriste që me ndihmën e neokonservatorëve kërkon të sundojë Iranin.

Sipas hulumtimit të kryer nga Ivan Kesić, një studiues i pavarur që shkruan për the Iranian, MEK është një organizatë terroriste e të njëjtit nivel me Shtetin Islamik.

Kesić shkruan:

“Bazuar në fakte dhe në shifra, për shkak të sulmeve terroriste të kryera nga Muxhahadin-el Khalq, më shumë se 16,000 njerëz janë vrarë vetëm në Iran, duke mos llogaritur mizoritë e tyre kundër civilëve iranianë dhe irakianë gjatë luftës Iran-Irak dhe revoltave të vitit 1991 në Irak. Taktikat e tyre kanë përfshirë sulme me bomba, vrasje të shënjestruara, rrëmbime avionësh, dhe kështu me radhë. Vetëm nga 26 gushti i vitit 1981 deri në dhjetor 1982, MEK kreu 336 sulme terroriste kundër objektivave në Iran.”

Sipas Kesić, edhe amerikanët nuk kanë qenë të imunizuar ndaj kësaj dhune:

Muxhahidin-e Khalq ka kryer gjithashtu sulme kundër objektivave të shumta perëndimore, si në Evropë, Amerikën e Veriut dhe gjetkë. Në fillim të viteve 70, anëtarët e MEK vranë disa ushtarakë amerikanë dhe civilë që punonin për projektet e mbrojtjes në Teheran. Viktima të tilla përfshinin kolonelin e ushtrisë amerikane Lewis L. Hawkins, i cili u vra në qershor 1973, kolonelin ushtark amerikan Paul Shaffer dhe kolonelin Jack Turner të cilët u vranë në maj të vitit 1975, një punonjës iranian të Ambasadës Amerikane në Teheran që u vra dy muaj më vonë, si dhe kontraktorët civilë amerikanë Robert R. Krongrad, William C. Cottrell Jr dhe Donald G. Smith, të cilët u vranë nga katër persona të armatosur në gusht të vitit 1976. Për më tepër, në maj të vitit 1972, gjenerali amerikan i forcave ajrore Harold L. Price u plagos rëndë gjatë një tentative vrasjeje. Disa orë më vonë, MEK kishte planifikuar që të vriste presidentin amerikan Richard Nixon dhe për këtë kryen një shpërthim me bombë në mauzoleun ku Nixon kishte planifikuar që të ndiqte një ceremoni vetëm 45 minuta pas shpërthimit. Në nëntor 1970 u bë një përpjekje e dështuar për të rrëmbyer ambasadorin e SHBA-së në Iran, Douglas MacArthur II. Njerëzit e armatosur të MEK-ut sulmuan limuzinën e MacArthurit teksa ai dhe gruaja e tij gjendeshin duke u kthyer në shtëpinë e tyre. Breshëri plumbash qëlluan drejt automjetit dhe një goditje me sëpatë dëmtoi dritaren e pasme, megjithatë MacArthur arriti të shpëtonte pa u dëmtuar. Gjatë të njëjtës periudhë, operativët e MEK-ut kryen gjithashtu edhe sulme me bomba kundër objekteve të Pan-Am Airlines, Pan-American Oil, Shell Oil dhe portave të Ambasadës Britanike.

Madje edhe Wikipedia, enciklopedia online, pranon se NCRI është një fasadë e MEK-ut.

Organizata ka aparencën e një koalicioni të gjerë; megjithatë shumë analistë i konsiderojnë NCRI-në dhe Muxhahadinët e Popullit Iranian (MEK) si sinonime të njëri tjetrit, ku e para është një organizatë ombrellë që përfshin këtë të fundit, ndërsa NCRI-në e njohin edhe si krahun politik “të pavarur” apo dhe frontal të MEK-ut. Të dy organizatat konsiderohen se udhëhiqen nga Massoud Rajavi dhe gruaja e tij Maryam Rajavi.

Jo më çuditërisht, një prej zionistëve më të flaktë që janë ulur ndonjëherë në Kongres, Joe Lieberman, mbështet NCRI-në dhe MEK-un dhe ka të ngjarë të ushqehet me të njëjtën lugë të MEK-ut sikurse Giuliani.

Askush tjetër nuk e ka raportuar më mirë dashurinë e kryebashkiakut të Nju Jorkut për paratë kesh të MEK-ut se sa propaganduesi Politico.

Sipas një zbulimi mbi të dhënat financiare që u raportua nga The New York Times, Giuliani ka mbajtur për vite me radhë fjalime rekord duke mbledhur 11.4 milionë dollarë për 124 paraqitje në vetëm një vit, dhe kjo ka ndodhur para se të nënshkruante për eventet e MEK-ut rreth vitit 2011. Ndoshta ai thjesht nuk ka patur kohë për të marrë në konsideratë karakterin e paguesit të tij.

Konferenca e zhurmshme “Free Iran 2019” do të mbahet këtë fundjavë në kompleksin e MEK-ut në Shqipëri. Organizata terroriste ka bërë një video ku tregon ardhjen e të ftuarve si dhe pjesë të ceremonisë të kushtueshme.

NCRI ose MEK, njofton me krenari mbi pjesëmarrësit e mëposhtëm:

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani, ish senatori i Shteteve të Bashkuara Joe Lieberman, ministrat e jashtëm francezë, Michèle Alliot-Marie dhe Bernard Kouchner, ish kryeministri kanadez Stephen Harper, ish-ministri i jashtëm kanadez Xhon Baird, ish-senatori amerikan Robert Torricelli dhe qindra politikanë, zyrtarë dhe personalitete marrin pjesë në konferencën Free Iran 2019 në kampin ‘Ashraf 3’, selia e organizatës Muxhahedinët e Popullit të Iranit (MEK ose PMOI) në Shqipëri. Udhëheqësja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, është drejtuesja kryesore e eventit.

SHefi kryesor i neokonëve, këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare John Bolton, nuk është përfshirë në listën e mësipërme.

“Ka patur mjaft ish-zyrtarë, politikanë dhe ushtarakë të dalë në pension që kanë brohoritur për MEK-un gjatë viteve të fundit, megjithatë Bolton është një nga mbështetësit më të vjetër dhe më të vendosur të përkrahësve amerikanë”, shkruan Daniel Larison.

Bolton, ashtu sikurse dhe Giuliani, është i përlyer me paratë e gjakosura të MEK-ut.

burimi:/globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne