Bota

Këshilltari i Arafatit: Arabia Saudite ka miratuar vrasjen e Arafatit

Në 14 vjetorin e vdekjes së ish udhëheqësit të Palestinës, Jasser Arafatit, janë zbuluar disa informacione të reja në lidhje me vdekjen e tij.

Në 14 vjetorin e vdekjes së ish udhëheqësit të Palestinës, Jasser Arafatit, janë zbuluar disa informacione të reja në lidhje me vdekjen e tij.

Këshilltari i Yasser Arafatit, Bessam Abu Sharif, ka ndarë disa informacione të habitshme në lidhje me vrasjen e Arafatit, vendimin e shtetit arab për vrasjen e tij si dhe në lidhje me ata që kanë pasur rol në këtë vrasje.

Këshilltari i Yasser Arafatit, Bessam Abu Sharif tha se vendimi për vrasjen e Arafatit është marrë në një takim të organizuar nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa vendimin e ka miratuar Arabia Saudite.

Në një reportazh për Shihab News, Bessam Abu Sharif u shpreh kështu:

“Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush, ka diskutuar për asgjesimin e Arafatit gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Ariel Sharon. Në një takim të planifikuar, vendimi për të asgjesuar Arafatin u nda me regjimin e Arabisë Saudite.”

Bessam Abu Sharif theksoi se në atë takim, Arabia Saudite ka  shprehur mbështetjen e saj për vrasjen e Jasser Arafatit, si dhe vuri në dukje se “Regjimi saudit ka mbështetur  vrasjen e Arafatit, sepse e shihte atë si një pengesë për paqen Arabi – Izrael.”

Këshilltari i Yasser Arafatit, Bessam Abu Sharif tha se të gjitha informatat që ai dha për vrasjen e Arafatit janë të pranishme në procesverbalin e një takimi në mes të Bushit dhe Sharonit.

Në një reportazh për Shihab News, Këshilltari i Yasser Arafatit, Bessam Abu Sharif ka ndarë edhe detajet e takimit të zhvilluar në mes të ish kryeministrit izraelit sionist, Ariel Sharon dhe ish presidentit të SHBA-së,  Xhorxh W. Bush.

Bessam Abu Sharif u shpreh kështu:

“Në takimin e bërë me Bush, Ariel Sharon ka thënë se nuk do ta mbajë premtimin e dhënë për të mos bërë sulm fizik ndaj Jasser Arafatit. Sepse Arafat ka bashkëpunuar me organizatën terroriste Hamas dhe se operacionet e Hamasit do të ishin të mundshme me miratimin e Arafatit.”

Këshilltari i Yasser Arafatit, Bessam Abu Sharif tha se Bush kishte kontaktuar aleatët e tij saudit një ditë pas takimit të tij me Sharon dhe se regjimi saudit kishte rënë dakord për vrasjen e Arafatit.

Ebu Sharif tha se Yasser Arafat u helmua me pastë dhëmbësh. Ebu Sharif tha se mishrat dhëmbëve të Arafatit ishin gjakosur duke larë secilin nga dhëmbët e tij, dhe kështu helmi u përhap në trup.

Burimi : Tasnim News Agency/ML

OPINIONE