Koalicioni i heshtur i Katarit me Iranin dhe Turqinë për t’u përballur me Arabinë Saudite

Revista Arab Weekly në një analizë të saj vuri në dukje formimin e një koalicioni të heshtur të Katarit me Iranin dhe Turqinë dhe shkroi: Katari në mënyrë të heshtur ka formuar një koalicion me Iranin dhe Turqinë, duke minuar sigurinë e rajonit dhe duke marrë një qëndrim kundër ish aleatëve të tij arabë.

Sipas këtij raporti, më 3 dhjetor Katari njoftoi vendimin e habitshëm për tu larguar nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe duket se ky vendim synon të irritojë Arabinë Saudite, eksportuesin kryesor të OPEC-ut. Një javë më vonë, Emiri i Katarit Sheik Tamim gjithashtu refuzoi të marrë pjesë në takimin vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik në Riad. Sipas Arab Weekly, Katari që mbështet Vëllazërinë Myslimane ka lëvizur gradualisht drejt një koalicioni jozyrtar, por të hapur me Iranin dhe Turqinë, dhe është distancuar nga aleanca me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin. Kjo do të rrezikonte daljen e Dohas nga qarku arabo-sunit. Ndërkohë, Irani, Katari dhe Turqia organizuan një takim në Teheran në fund të nëntorit për të krijuar një grup pune të përbashkët për të lehtësuar transportimin e mallrave ndërmjet tyre. Qëllimi i formimit të këtij grupi është që të krijojë një rrjedhë tregtare në Katar, e cili nuk mund të importojë mallra nga fqinjët e tij arabë nëpërmjet rrugëve ajrore, tokësore dhe detare. Marrëveshja gjithashtu paraqet një shtytje serioze për planet e ardhshme të Ankarasë dhe Teheranit. Sipas Arab Weekly, Doha është bashkuar pa kushte me Ankaranë dhe Teheranin dhe po ndjek pozicionin e saj në një aleancë rajonale që synon dominimin gjeopolitik dhe zhdukjen e paqëndrueshmërisë në rajon. Duke iu referuar arsyeve për afrimin e Iranit dhe Turqisë, raporti thotë: Irani dhe Turqia gjatë viteve të fundit kanë pasur disa probleme në politikën e jashtme, por interesat ekonomike dhe shqetësimi i përbashkët për Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit Persik i ka shtyrë ata më afër njëri-tjetrit. Përveç tregtisë, Ankaraja dhe Teherani kanë qëllime të rëndësishme politike. Të dy vendet e konsiderojnë praninë e kurdëve pranë kufijve të tyre si  kërcënim të përbashkët. Ata janë të angazhuar në një konkurrencë të ashpër me Riadin për të qenë superior në Gjirin Persik dhe më gjerësisht në Lindjen e Mesme si dhe janë implikuar në betejat e Sirisë, Irakut, Jemenit, Libanit dhe Afrikës. Kjo e përjavshme në fund shkroi një pyetje : Për Katarin, që nuk ka histori të perandorisë dhe perspektivë të dominimit global, cili është qëllimi i kësaj loje? Disa analistë thonë se marrëdhëniet e ngushta të Dohas me Ankaranë dhe Teheranin në mënyrë të pashmangshme janë rezultat i një krisjeje në marrëdhëniet e Dohas me fqinjët arabë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne