Rajoni

Këshilltari i presidentit Thaçi: Premtimi i dhënë nga Erdogani, u realizua shumë shpejt

Këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Ardian Arifaj ka falënderuar shtetin turk për ndihmën e dhënë sot për Kosovën, në luftimin  e COVID-19.

Arifaj tha se në emër të presidencës falënderon Turqinë që në një periudhë kaq të shpejtë ka realizuar premtimin e dhënë për ndihma.

“Ne emër të presidentit Hashim Thaçi shpreh falënderimin që në një kohë kaq të shpejtë është realizuar premtimi i dhënë në bisedën telefonike në mes presidentit Thaçi dhe presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan.Të pranojmë këto ndihma sot të dërguara  nga shteti turk për Kosovën janë ndihma shumë të vlefshme, në një kohë shumë të ndishme dhe jam shumë i sigurtë që do t’u hyjnë në punë mjekëve, personelit mjekësor në vazhdimin e luftës COVID-19”, tha ai, raporton Indeksonline.

Tutje ai shtoi se duke shprehur këtë mirënjohje konfirmojmë edhe njëherë miqësinë në mes dy shteteve dhe në mes popujve që mund të llogarisim gjithmonë mbështetjen e gjithë miqve tanë që vazhdojnë të na përkrahin edhe në kohë të rënda të sfidave si kjo që po kaolojmë.

“Neve nuk na mbetet tjetër përpos të vazhdojmë të tregohemi sa më të ndërgjegjshëm, dhe të dëgjojmë instruksionet e personelit shëndetësorë për qëndrim në shtëpi”./Mesazhi