“Këshilltari i princit saudit, drejtues i ekipit të vrasjes së Khashoggit”

 Gazeta “Wall Street Journal” ka pretenduar se Suud el-Kahtani, i cili është këshilltari për shtyp dhe një prej emrave më të afërt të princit të kurorës i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman, është drejtuesi i ekipit të vrasjes i dërguar në Stamboll për të vrarë gazetarin Jamal Khashogg.

“Wall Street Journal”, në lajmin e saj të cilin e bazon mbi burimet e disa personave nga familja mbretërore saudite, këshilltarë të qeverisë, zyrtarë perëndimorë dhe disa aktivistë, thekson se 40 vjeçari Suud el-Kahtani këshilltari për shtyp i princit të kurorës i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman, është personi drejtues i ekipit të vrasjes i dërguar në Stamboll për vrasjen e gazetarin Khashoggi.

“Roli i mundshëm i Kahtanit në këtë vrasje vështirëson edhe përpjekjet për të mbajtur jashtë kësaj princin e kurorës të Arabisë Saudite”, thuhet në lajmin e gazetës.

Sipas lajmit të gazetës, princi saudit në njërën anë teksa kryen reforma sociale në vendin e tij, theksohet se Kahtani një prej emrave më të afërt të princit saudit ka zhvilluar një politikë me tolerancë zero kundër zërave opozitarë, ku dhe Khashoggi ka qenë një prej personave që ka hyrë në radarin e këshilltarit për shtyp.

– “Me disa premtime ka bërë përpjekje për të rikthyer Khashoggin në Arabinë Saudite”

Kahtani fillimisht ka kërkuar që nëpërmjet disa premtimeve të mashtrojë Khashoggin për ta rikthyer në Arabinë Saudite dhe i ka dërguar mesazhin “Princi i kurorës vlerëson rolin tuaj si editor. Dëshiron që t’ju shikojë sërish në Arabinë Saudite”. Pasi gazetari Jamal Khashoggi nuk është kthyer në vendin e tij, qeveria saudite vendosi ndalimin e daljes nga vendi për Salih, djalin e gazetarit dhe nisi të planifikonte vrasjen në konsullatën saudite në Stamboll.

Sipas burimeve, bëhet e ditur se me Kahtanin ka qenë vazhdimisht në kontakt edhe zyrtari i konsullatës i cili ka dhënë datën e takimit më 2 tetor Khashoggit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Po ashtu edhe gjeneral Ahmed el-Assiri, zv.shefi i shërbimeve inteligjente të Arabisë Saudite i cili është një prej emrave të tjerë më të besueshëm të princit saudit, Muhammed bin Selman, ka mbledhur ekipin atentator në kuadër të urdhërit të marrë nga Kahtani.

– Mbreti Selman ka shkarkuar nga detyra edhe Kahtanin edhe Assirin

Po ashtu pasi burimet kanë bërë të ditur se Kahtani ka patur gjithashtu edhe detyrën për të miratuar lejen e përdorimit të avionëve të kompanisë ajrore e cila kontrollohet nga zyra e princit të kurorës saudit, Muhammed bin Selman, ku dhe kjo është përdorur për vajtjen e skuadrës atentatore në Stamboll, theksohet se mbreti Selman bin Abdulaziz, ka shkarkuar nga detyra edhe Kahtanin edhe Assirin pasi është informuar në lidhje me provat e mbledhura nga zyrtarët turq për vrasjen e Khashoggit.

Burimet që kanë pretenduar se që të dy zyrtarët ndodhen nën hetim, kanë theksuar se as Kahtani dhe as Assiri nuk janë arrestuar.

Ndër të tjera burimet kanë bërë të ditur se Kahtani ka rritur kontrollin e tij mbi shtypin vendas, dhe ka formuar një delegacion prej 3 mijë personash për të kontrolluar mediat sociale, dhe se zhvillon fushatë për të bërë të mundshme heshtjen e mbrojtësve të të drejtave të grave.

– Vrasja e gazetarit Khashoggi

Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan” që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor mbetën të detyruar të pohojnë se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.

Ndërsa në një deklaratë të lëshuar nga Prokuroria Publike e Stambollit u theksua se “gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë sipas një plani të parapërgatitur, duke u mbytur sapo ka hyrë për procedura të martesës në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor, ndërsa më pas kufoma e tij është zhdukur duke u copëtuar”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne