Këshilltari shqiptar i bashkisë Londër: Britania drejt Greminës

Këshilltari i Këshillit Bashkiak të Londrës, Kastriot Berberi ka qenë i ftuar në emisionin “A Show” në News 24. Ai na solli një panoramë të gjerë të situatës së krijuar në Britaninë e Madhe pasi Parlamenti dështoi të miratonte për të dytën herë marrëveshjen e Brexit, por komentoi edhe situatën politike në Shqipëri.

Kryeministrja e Britanisë Theresa May, u rrëzua sërish…
Kastriot Berberi: Maxhoranca prej 52 votash ka votuar që të dalim nga BE, për dy vjet kemi parë dështimin e kryeministres britanike May. Ajo kishte kohën e bollshme të vinte me një marrëveshje bindëse. Siç edhe ju jeni në dijeni jemi pas dy dështimesh, njëri në janar dhe tjetri në mars. Ajo erdhi me marrëveshjen për tërheqjen nga BE dhe në dy rastet u votua kundër.

Janë gati laburistët të vijnë në pushtet?
Kastriot Berberi: Partia Laburistë ishte gati dhe ka një politikë konsitente që nga referendumi i 2016 që thoshin se respektonin votimin e popullit. Ata nuk ishin për një dalje pa marrëveshje nga BE dhe se janë për një marrëveshje të re.

Ju si keni votuar?
Kastriot Berberi: Unë nga përkatësia etnike e kam privilegj të qëndroj në Europë.

Si do të jetë fundi i kësaj historie?
Kastriot Berberi: Situata duket e frikshme. May e ka dërguar Britaninë në prag të greminës. Ajo është e përgatitur të dalë pa marrëveshje nga BE. Sot ka pasur një situatë të nxehtë kur kryetari Parlamentit dha një këshillë paraprake se nuk do ta lejonte marrëveshjen e May nëse do të ishte e njëjtë me dy të tjerat. Ai paralajmëroi që do votonte një marrëveshje të ndryshme nga të parat.

Juve nuk iu kanë ftuar në këto samitet e Diasporës?
Kastriot Berberi: Jo

Si ju duket Shqipëria?

Kastriot Berberi: Ne e duam Shqipërinë, s’mund ta shohim si një gotë gjysmë plot, ne e shohim si një gotë gjysmë bosh. Veprimet atje janë alarmante, situata atje është alarmante. Në një mosmarrëveshje dy palët janë fajtore thotë një shprehje kineze.

Po diskutohet në gjithë botën Masakra në Zelandën e re,. Duke pasur parasysh lidhjen shpirtërore të Britanisë së Madhe, cili ka qene reagimi?
Kastriot Berberi: Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjet e personave që kanë humbur jetën. Nuk është koincidence që këto sulme ndodhin në vende pa shumë eksperiencë. Është një ngjarje e rëndë shumë sepse tregon se islamofobia është në rritje. Ne jemi krenarë për shoqërinë mulitkuturore në Britani. Këta individë që bëjnë këto sulme janë psikopatë, ekstremistë që nuk pëlqejnë ata që mendojnë ndryshe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne