Erdoğan kritikon “heshtjen” e Evropës për sulmin terrorist në Zelandë të Re

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar shtetet evropiane për heshtjen para sulmit terrorist të javës së kaluar ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, ku u vranë të paktën 50 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Evropa është e heshtur për këtë çështje, ndërsa mediat perëndimore janë dinake”, tha presidenti Erdoğan gjatë një interviste televizive.

Të paktë 50 persona mbetën të vrarë javën e kaluar kur një terrorist hapi zjarr ndaj besimtarëve gjatë faljes së namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch në Zelandën e Re.

Pothuajse edhe aq persona u plagosën, disa prej të cilëve akoma janë në gjendje kritike.

Lidhjet Turqi-BE

Duke komentuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), presidenti Erdoğan tha se BE nuk mund të ndërpresë negociatat qasëse me Turqinë për shkak se kanë nevoj për Turqinë.

Komentet e presidentit Erdoğan vijnë pasi Parlamenti Evropian javën e kaluar kaloi një raport jodetyrues me të cilin kërkon suspendimin e procesit qasës të Turqisë në BE.

Ankaraja zyrtare ka hedhur poshtë raportin si të njëanshëm, të pasaktë dhe paragjykues.

Turqia ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 1987, ndërsa negociatat qasëse filluan në vitin 2005.

Mirëpo, negociatat ngecën në vitin 2007 për shkak të kundërshtimeve nga administrata e Qipros Greke të ishullit të ndarë të Qipros, si dhe nga kundërshtimit të Gjermanisë dhe Francës.

Mposhtja e korridorit terrorist në Sirinë veriore

Duke folur rreth korridorit të mundshëm terrorist në pjesën veriore të Sirisë, presidenti Erdoğan tha se nëse Turqia nuk do të ndërmerrte operacionet në Afrin dhe Jarabulus, duke iu referuar operacionit të suksesshëm “Dega e Ullirit”, kufiri i saj jugor do të okupohej nga terroristët e PYD/YPG.

Turqia filloi me operacionin “Dega e Ullirit” na janar të vitit të kaluar për të larguar terroristët e PYD/PKK dhe DEASH nga qyteti sirian Afrin.

Në ekspeditën terroriste 30 vjeçare të PKK-së kundër Turqisë, kjo organizatë e cila gjendet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega e saj në Siri./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne