Instituti Europian Pashko ka publikuar listën me 10 personat më të pasur në Shqipëri gjatë vitit 2016. Studimi që rendit 10 milionerët shqiptarë në vend, bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Metodologjia e aplikuar është bazuar në dy komponentë thelbësorë të deklarimeve: fitimin e realizuar dhe kapitalin neto.
Kapitali neto është konsideruar si baza e akumuluar ndër vite nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe konsolidimi akumulativ i përpjekjeve sipërmarrëse të bizneseve të 100 individëve të marrë në analizë. Ndërsa fitimi i realizuar është indikatori thelbësor i dinamikës së performancës sipërmarrëse të këtij komuniteti gjatë vitit të kaluar.
Zëri investime shtrihet në fusha nga më të ndryshmet dhe është komponent kryesor përbërës edhe për sipërmarrësit e karburanteve. Ndërkohë që në top-10 futet vetëm 1 sipërmarrëse femër (Vilma Nushi), gjithë të tjerët janë meshkuj. Interesant është edhe një detaj tjetër, se 4 të parët zotërojnë më shumë pasuri se gjithë të tjerët. Lista si më poshtë:
1-Samir Mane
2-Shefqet Kastrati
3-Vasil Naçi
4-Behar Çukaj
5-Tom Doshi
6-Rrok Gjoka
7-Grigor Joti
8-Idajet Ismailaj
9-Vilma Nushi
10-Pëllumb Salillari