Rusia kërcënon me kundërpërgjigje ndaj sulmeve në Siri

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Igor Konashenkov rikujtoi se nga rajonet ku gjenden Forcat Demokratike Siriane (FDS), të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është hapur dy herë zjarr ndaj ushtrisë së Sirisë dhe tha se nëse kjo përsëritet atëherë do të ketë kundërpërgjigje.

“Nga rajonet nën kontrollin e FDS dhe SHBA në jug të Lumit Eufrat është hapur dy herë zjarr ndaj ushtrisë së Sirisë. Në këto rajone së bashku me ushtrinë siriane vazhdojmë me operacionet tona speciale kundër DAESH-it. Për këtë arsye, me anë të kanaleve të veçanta të komunikimit i kërkuam ushtrisë së Amerikës me bazë ushtarake në Katar që të ndalojnë menjëherë sulmet e realizuara nga këto rajone ku gjenden forcat në fjalë” tha Ai.

Konashenkov bëri të ditur se në rast të ndonjë tentative tjetër për sulm ky rajon do të goditet.

“Pozicionet që gjenden në ato rajone do të goditen menjëherë me çdo lloj rruge ushtarake” u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Konashenkov bëri të ditur se rajonet qendrore që përbëjnë 25% të Rakkës gjenden tërësisht në duart e terroristëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne