KFOR: Thaçi mund të shkojë ku të dojë, s’ka nevojë për leje

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenco Graso ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka të drejtë ta vizitoj çdo vend të Kosovë dhe nuk i nevojitet kurrfarë leje nga KFOR-i.

Këto deklarata zëdhënësi i KFOR-it i ka bërë për mediat duke komentuar vizitën e fundit të presidentit të Kosovës në liqenin e Ujmanit.

“Ne konfirmojmë se nuk ka pasur kurrfarë incidenti, kurrfarë arrestimi, kurrfarë operacioni ushtarak, apo sulmi ndaj ndokujt. Thaçi e ka vizituar atë pjesë dhe është shoqëruar nga ekipi mbrojtës i tij dhe nga Policia e Kosovës”- ka deklaruar Graso për portalin “Demostat”.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne